E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, gjejnë 75 rrënjë kanabis, arrestojnë kryeplakun e fshatit

MAT- Kryeplaku i fshatit Ulëz të Matit është arrestuar nga policia e rrethit pasi në zonën që ai administron u gjetën të mbjedhura 75 rrënjë kanabis. Gjec Gjexhi akuzohet për shpërdorim detyre dhe mungesë kontrolli të terrenit për kultivimin e lëndës narkotike.

Arrestimi u krye në orët e vona të ditës së djeshme pas një kontrolli policor në të gjitha parcelat e zonës. Po në Mat në komunën Derjan policia ka gjetur dhe asgjësuar rrreth 850 rrenje kanabis sativa, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë e këtij rrethi në terrenin e fshatit Derjan. Nuk flitet për ndonjë të arrestuar.
(s.g/ NEWS24/ BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›