E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjatë teshtimës, nuk duhet bllokuar hundën

Tiranë, 25 gusht - Në qoftë se keni zakon për të bllokuar hundën kur teshtini, atëherë mos e praktikoni më diçka të tillë dhe kjo pasi mund të shkaktoni dëme mjaft të rrezikshme.
Teshtima është një mekanizëm mbrojtës në organizëm dhe aktivizohet kur sensorët nervozë që gjenden në hundë hasin praninë e qelizave të tjera. Në atë moment hunda prodhon mukozë dhe muskujt e frymëmarrjes vihen në lëvizje. Kur presioni brenda mushkërive është tepër i lartë, rrugët e frymëmarrjes zhbllokohen duke liruar me forcë në ajër qelizat e huaja. Gjatë teshtimës, vihen në lëvizje dhe muskuj të tjerë të fytyrës duke shkaktuar dhe mbylljen e syve, transmeton NOA.
Mbyllja e syve është një mekanizëm biologjik që i mbron ato nga teshtima. 
Kështu, sipas Alan Wild, një mjek kirurg dhe profesor i ortorinolaringut, mbyllja e hundës gjatë teshtimës mund të shkaktojë dëme serioze, duke përfshirë këtu, dëmtime në diafragmë, çarje të damarëve të gjakut gjatë rrugës së frymëmarrjes dhe të syve, dëme të cilat mund të shkaktojnë çarje të timpanit që mund të çojnë në humbjen e dëgjimit.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›