E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje vit nga ndarja nga jeta e kryegjyshit Boteror Bektashinj

4 prilli i këtij viti shënon një vjetorin e ndarjes nga jeta të Baba Reshat Bardhit, kryegjyshit Botëror të Bektashinjve. Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare pas problemeve të rënduara shëndetësore. Gjatë këtij viti kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka mbajtur zi në nder të një prej figurave më të rëndësishmë të kësaj feje.
Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës. Pas viteve 1967 ka punuar për 23 vjet me radhë, punëtor në Ndërrmarjen Bujqësore „Gjergj Dimitrov“ në Tiranë. Baba Reshat Bardhi njihet për rolin e dorës së parë në ruajtjen e mardhënieve tradicionalisht të mira midis komuniteteve e besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri, ai ka vlerësuar e parë tolerancën fetare si domosdoshmëri jetike dhe porsi hyjnore.
Selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane është me qendër në Tiranë që prej vitit 1924. Aktualisht është në ndërtim e sipër odeoni një vepër madhështore e cila njihet si një iniciativë e Baba Reshat Bardhit.
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri i vendit Sali Berisha do të ndihmojë që kjo vepër të përfundojë.
14 vjetët e fundit pas përmbysjes së regjimit komunist, nën kujdesin personal të Dede Reshatit janë hapur e vënë në shërbim të besimtarëve bektashianë rreth 120 objekte kulti, duke realizuar kështu një ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në vendin tonë. Baba Reshat Bardhi është nderuar me titullin “Pishtar i Demokracisë”, është vlerësuar edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush, është nderuar edhe nga Papa Gjon Pali i II gjatë Konferencës Botërore etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›