E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstremistet e djathte ne Poloni- rrezik i moderuar per shtetin

Mbi 50 vrasje te pjesetareve te pakicave etnike fetare apo seksuale jane kryer ne Poloni ne tre dekadat e fundit. Vecanerisht brutale ishte megjithate ajo qe ndodhi ne gusht 1990 atehere tre naziskine nga Varshava rrahen per vdekje me shkelma 25-vjecarin Piotr Wozniak ne nje breg te Detit Balltik. Shkaku i sulmit ishte pamja e jashtme e viktimes i riu kishte floke te lyera bjonde. Per sulmuesit kjo nuk ishte mashkullore sa duhet. Ne Librin kaf Marcin Kornak ka dokumentuar kete dhe krime te tjera te motivuara nga ekstremizmi i djathte mes viteve 1987 deri 2009.

Ne vazhdojme te mbledhim informacione per krime te tilla. Dikush duhet ta beje kete thote Kornak. Pasi institucionet ekzistuese te cilat duhet te merreshin me problemin nuk jane aq aktive sa duhet thote kryetari i shoqates Kurre me e cila angazhohet kunder dhunes dhe ksenofobise.


Dhuna raciste eshte nje fenomen real ne Poloni thote edhe sociologu Rafal Pankovski. Me kete problem ai merret hollesisht ne librin e tij E djathta populiste ekstreme ne Poloni Patriotet. Viktima te dhunes nuk jane megjithate vetem pjesetare te pakicave etnike fetare apo seksuale por edhe feministe e madje edhe te pastrehe thote Pankovski.

Polonia per polaket

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekstremizmi i djathte ne Poloni

Ne Poloni mungon nje perkufizim i sakte i konceptit grupime ekstremiste te djathta ankohen ekspertet. Shpesh partite e djathta per shembull eshte e veshtire te dallohen ne diskutimin social dhe politik nga grupimet ekstremiste te djathta konfirmon sociologu Pankovski. Nje prove per kete sociologu e sheh ne pjesemarrjen e deputeteve te partise opozitare E drejta dhe drejtesia te Jaroslav Kacinskit ne marshin e pavaresise para pak kohesh. Marshimi prej vitesh mbahet ne 11 nentor ne diten e pavaresise se Polonise dhe organizohet nga partia Kampi nacional-radikal ONR dhe Rinia mbarepolake. Dy grupime te cilat perfaesojne pikepamje radikale te djathta.

Perpjekja per nje shoqeri monoetnike eshte ajo qe bashkon grupe te ndryshme ekstremiste te djathta ne Poloni shpjegon Pankovski. Mendime te tilla perfaqesohen nga anetare te Kampit nacional-konservator ONR Rinise Mbarepolake apo Ringjalljes Kombetare te Polonise NOP. Ne faqen e internetit te ONR-se madje mund te lexosh Polonia per polaket. Te tre organizatat i referohen tradites se nacionalizmit radikal ne Poloni ne vitet 20 dhe 30.

Anetare nga te gjitha ambientet

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ekstremizmi i djathte ne Poloni - liber per kete teme Libri kaf

Aktivistet e ketyre grupimeve te djathta jane para se gjithash te rinj dhe madje jo vetem ata pa perspektive por edhe ata qe jetojne ne mireqenie. Ne mesin e anetareve ka si studente ashtu edhe te papune. Por tek ta gjen edhe tifoze futbolli dhe naziskine shton Pankovski. Nuk ka te dhena te sakta se sa anetare kane keto levizje. Informacione jep interneti - ne Facebook per shembull nje parti si NOP ka disa mijera simpatizante.

Ekstremizmi i djathte ne Poloni vitet e fundit ka fituar shume rendesi thote Pankovski. Krahas partise NOP e cila ekziston qe prej viteve 80 dhe asaj ONR e aktivizuar serish ne vitet 90 po lindin gjithnje e me shume grupime te cilat ne ideologjine e tyre i referohen direkt nacionalsocializmit.

Fjala eshte kryesisht per dege polake te grupimeve te huaja ekstremiste te djathta si ato britanike Combat 18 apo Blood and Honour Gjaku dhe nderi. Lidhjet me organizatat neonaziste gjermane nuk jane aq te forta. Me te rendesishme jane bashkepunimet me levizje italiane apo angleze thote sociologu Pankovski.

Deget polake te Combat 18 apo Blood and Honour jane kryesisht aktive ne ilegalitet shpjegon Marcin Kornak. Rreziku me i madh buron me shume nga partite si ONR mendon autori i Librit kaf. Pasi kjo parti eshte e lejuar zyrtarisht dhe kushdo mund te anetaresohet tek ajo.

Te ndaluar por jo te perndjekur

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Autori i librit mbi ekstremizmin Das braune Buch Marcin Kornak

Kohet e fundit ne Poloni ka bere zhurme e ashtuquajtura Liste e vdekjes thote Kornak. Ajo u publikua ne faqen e internetit redwatch.org e cila i perket nje grupi neonazist. Atje u postuan foto dhe adresa te te ashtuquajturve armiq te races se bardhe. Ne liste ndodheshin aktiviste te majte antifashiste dhe feministe. Megjithe nxitjen per dhune publike vetem pak persona moren denime me burg. Faqja e internetit u bllokua por nderkohe redwatch.org eshte aktivizuar perseri. Ky incident tregon se sa shume ka mbetur ne vend drejtesia polake. Qarqet neonaziste eshte e veshtire te kontrollohen thote Rafal Pankovski.

Ne te vertete aktivitetet e grupeve nacionaliste dhe fashiste jane te ndaluara me kushtetute. Problemi qendron ne zbatimin e ligjit thote Pankovski. Vetem njehere eshte aplikuar ligji deri tani ne vitin 2009 nje nga qendrat e ONR-se u mbyll per shkak te perhapjes se permbajtjeve fashiste.


Rrezik i moderuar per shtetin

Partite ekstremiste te djathta si ONR dhe NOP nuk jane organizata masash me mbeshtetje te madhe publike shpjegon sociologu. Megjithate ato nuk duhet te nenvleftesohen pasi vitet e fundit jane zhvilluar ne menyre shume dinamike konkludon Pankovski. Vec kesaj ndodhin gjithnje e me shpesh agresione apo dhune ne stadiume apo koncerte roku. Nga partite e djathta nuk buron asnje rrezik per rendin politik mendon Jan Zaryn historian ne Institutin e Memorjes Kombetare. Deri tani ne Poloni nuk ka asnje parti qe te perfshije terrorizmin si forme te luftes ne programin e saj politik shpjegon Zaryn. Gjithashtu asnje parti ekstremiste e djathte nuk ka arritur te marre ndonjehere nje vend ne parlamentin kombetar.

Autor Anna Maciol/Eliana Xhani

Redaktoi Mimoza Kelmendi 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›