Ekstremizmi i krahut te djathte - rrezik i fshehur ne Kroaci

Racizmi ne historine e re kroate manifestohet ne menyra te ndryshme ne ndeshjet e futbollit tifozet nga tribuna hedhin banane ne drejtim te lojtareve ne koncertet e nje prej yjeve me te njohura te muzikes popullore adhuruesit krejt te papenguar bartin simbole fashiste. Vitin e kaluar nuk eshte lejuar mbajtja e nje koncerti te grupit neonazist Blue Max ne Bukovj afer Krizhevcit ndersa kete vit nga Spliti ne bote u perhapen pamje ne te cilat nje grup qytetaresh sulmuan egersisht pjesemarresit e Krenaria e Splitit. Keto jane fenomene ndaj te cilave shoqeria reagon me fushata te ndryshme dhe presion te shoqatave te qytetareve dhe medieve por vete shteti ben shume pak per ti crrenjosur keto fenomene.
Ekstremizmi i krahut te djathte ne dy nivele
Sipas Qendres per barazine e LGBT lezbikeve homoseksualeve biseksualeve dhe transvestiteve ekstremizmi i djathte ne Kroaci eshte i ndare ne neoustash i cili merr formen e organizimit institucional permes nje numri te partive politike dhe sic thuhet ka edhe nje lloj logjistike. Ne te njejten kohe ekziston nje levizje neonaziste qe bie me pak ne sy dhe ndryshe nga levizja neoustashe eshte definuar me udhezimet kombetare dhe Luftes se Dyte Boterore ne Kroaci dhe orientohet nga historia raciste. Ky lloj ekstremizmi eshte me shume i lidhur me sportin dhe eshte i pranishem nga stadiumet deri tek grupet me pak te organizuara dhe te lidhura dobet qe nuk kane ndonje problem te lidhen ne rrjet me grupet e ngjashme ne Serbi Bullgari ose ne Britanine e Madhe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Alen Budaj drejtor i Institutit Margel Zagreb
Me kete ndarje pajtohet dhe Alen Budaj drejtori i Institutit Margel ne Zagreb i themeluar si shoqate joqeveritare per mbrojtjen e te drejtave te pakices hebraike ne Kroaci. Ai shpreh bindjen se ne Kroaci nuk ka aq rrezik nga neonazizmi gje qe nuk mund te thuhet edhe per per rrezikun neoustash i cili aktualisht eshte shume mire i organizuari ne internet. Ata qe nxisin kete ideologji mblidhen me se shumti neper faqet e internetit forume dhe kanale te youtube nepermjet te cilave shperndajne materialet e tyre ideologjike.
Gjithcka fillon ne familje
Behet fjale per njerez te rinj te cilet qysh ne moshe te re jane infektuar me neofashizmin dhe ideologjine neoustashe thote Budaj duke shtuar se keta njerez e dine shume mire se cfare eshte nazizmi dhe cka do te thote te besh thirrje per vrasjen e nje grupi. Ata jane te te vetedijshem per kete dhe mendoj se me sjelljen e tyre radikale kontribuojne ne kete komunitet ashtu sic kane menduar anetaret e rinise ustashe ne vitin 1941 tha Budaj per Deutsche Welle.
Rrezikun me te madh ai e sheh tek partite kroate joparlamentare ultra te djathta te cilat ne programet e tyre kane elemente te esktermizmit neoustash vecanerisht ne qofte se kriza ekonomike do te krijonte kushtet qe ato te dalin ne skenen e vertete politike dhe te behen pjese e qeverise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese. Neoustashet nuk duan te permenden me emer
Edhe pse ne kemi provuar qe per kete teme te kontaktojme me disa pjesetare aktiv te komunitetit neonazist dhe neoustash ne internet asnje prej tyre nuk deshi qe te qendrojne me emer dhe me mbiemer te plote pas ideologjise. Ata thone se bindja e tyre mund tiu shkaktoje deme ne jeten e tyre te perditshme por ne te njejten kohe jane te bindur se ideologjia e tyre eshte e drejte. Kur eshte fjala per neonazistet komunitetet virtuale te te cileve veprojne ne arenen nderkombetare ata nuk dyshojne aspak per superioritetin e races te bardhe qe duhet te ruhet me cdo kusht. Njejte eshte edhe me neoustashet te cilet historine e hapesirave kroate te shkruajtur ne shekullin e kaluar e quajne te flasifikuar dhe mbijetesen e shtetit kroat e shohin vetem ne ruajtjen dhe promovimin e vlerave te NDH-se Nezavisna Drava Hrvatska - Shteti i Pavarur Kroat shtetit i cili ka funksionuar nen protektoratin e Gjermanise naziste.
Falsifikimi i historise per qellime elektorale
Qytetaret kroate se shpejti do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te cilat asnjehere nuk paraprihen nga fushata e shkurter zyrtare zgjedhore. Por fushata jozyrtare po vazhdon ka disa muaj dhe grupet e te djathtes ekstreme por edhe parti te djathta dhe te qendres u perpoqen te barazojne fashizmin me regjimin komunist. Perpjekjet e tilla jane te rrezikshme thote drejtori i Institutit Margel sipas te cilit eshte e papranueshme qe anti-fashistet te shpallen kriminele.
Autor Sinisha Bogdaniq / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi