Një vit nga tragjedia e HimarësMemorial për 13 viktimat
Të tjera rreth shkrimit Besiana: E parandjeva aksidentin Ambasadori Arvizu lutet për familjet Si ndodhi tragjedia
HIMARE - Lule, qirinj dhe një memorial me emrat e viktimave mbi të. Një vit pas tragjedisë së Himarës studentet e mbijetuara dhe familjarët e viktimave kanë bërë homazhe në nderim të 13 personave që humbën jetën, ku 11 prej tyre ishin studente të universitetit Aleksandër Xhuvani ne Elbasan, ndërsa 22 vajza të tjera u plagosën rëndë.
Homazheve u janë bashkuar edhe studentë të universitetit në Elbasan, si dhe banorë të Himarës, ndërsa ceremonia përkujtimore u zhvillua pikërisht në vendin ku pasditen e 21 majit u rrëzua autobusi në qafën e Vishës në Himarë.
Lule dhe qirinj kanë mbushur dhe oborrin e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në përkujtim të 11 studenteve që humbën jetën në tragjedinë e Himarës. Vajzat e mbijetuara të tragjedisë se për ta ka qenë një vit tepër i vështirë, ndërsa kanë përcjellë ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave.
Një grup pedagogësh i janë drejtuar qafës së Vishës në Himarë, pikërisht në vendin ku ndodhi aksidenti të përkujtuar studentet që humbën jetën si sot një vit më parë, teksa po ktheheshin pas një ekspedite 4 ditore nga Saranda.
(sg/shqiptarja.com)