E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpendi i papozicionuar, nuk merret vesh kë pëlqen dhe kë jo

TIRANE-Një nga banorët më të rritur në moshë, Shpendi, duket se po reziston gjatë në shtëpi jo sepse po tregon një shpirt të fortë luftarak, por falë natyrës së tij oportuniste.

Por për të gjithë ata që mbajnë mend qëndrimet e tij javë pas jave, duket se Shpendi nuk ka qenë shumë koherent me mendimet e tij. Pak javë më parë, ai është shprehur se nuk ka ndonjë konsideratë për Elonën, madje ka treguar se është sipas tij njëlloj antipatike si dhe Joana. Ndërsa këto ditë ai është afruar shumë me Elonën, madje po rri me të më shumë se me Eldorën. Ditë më parë ishte afruar më shumë me Ilirin, ndërkohë që tani pohon se nuk po e njeh dhe flet vazhdimisht kundër tij me Anaidin. Duke qenë një tip disi i qetë, Shpendin vështirë ta kuptosh se çfarë ka në mendje.

Madje edhe marrëdhënien me Eldorën e ka lënë as mish as peshk, ndërkohë që Eldora ia ka shprehur hapur simpatinë. Pyetja që lind natyrshëm, është: sa larg mund të shkojë Shpendi me këtë tip? A mund të arrijë ai butë-butë të shkojë deri në finale dhe, mbi të gjitha, a e meriton finalen?

(d.b/PanoramaPlus/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›