E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Toleranca fetare, virtyt i madh. Problem dhuna në familje e homofobia

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në Konferencën së nivelit të lartë të OSBE-së mbi Tolerancën dhe Mosdiskriminimin, kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me OSBE-në në këtë drejtim.

Shefi i qeverisë vlerësoi tolerancën fetare në vendin tonë, duke e cilësuar si një virtyt të rëndësishëm, ndërsa theksoi se mbetet ende për tu bërë për të reduktuar dhunën në familje dhe homofobinë.

“Çështjet e intolerancës dhe diskriminimit janë vërtet çështje shumë dimensionale. Nëse marrim Shqipërinë, është një shembull i shkëlqyer i tolerancës fetare. Në këtë vend vërtet toleranca fetare është një aset shumë i madh, një virtyt shumë i madh brenda vendit. Asnjëherë nuk ka qenë një problem. Por shikoni dhunën në familje, situata është e kundërta me atë që përmenda në fillim. Dhuna është gjithashtu një model i diskriminimit. Le të flasim për homofobinë. Në fakt është një situatë e pafavorshme për ta. Mora si shembull vendin tim, por gjithashtu është një situatë që ndodh gjithandej”,- u shpreh Berisha.

Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është shumë e angazhuar të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë ata që duan të angazhohen në këtë luftë për përmirësimin e shoqërive tona”. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›