Berisha-lezhianëve: Shqiptarët presin nga ju mandatin e artë, të pestin
LEZHE – Qarku i Lezhës ka qenë ndalesa e radhës e kryeministrit Berisha, i cili ka nisur prej disa ditësh një tur përurimesh në të gjitha qarqet e vendit. Gjatë inaugurimit të rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor, kryeministri fitoi lezhianët të votojnë Partinë Demokratike, për t’i dhënë të djathtëve mandatin e pestë në këtë qark.
“Po shkojmë drejt 23 qershorit. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe. Shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajcin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj t’i lemë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera.”- deklaroi kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri përmendi investimet e kryera në qarkun e Lezhës gjatë 8 viteve të kaluara, ndërsa premtoi ndërtimin dhe rindërtimin e çdo kilometri rrugë.
“Për ne qytetarët e këtij vendi në shërbime dhe në ligj janë dhe do jenë të barabartë. Mbi bazën e këtij qëndrimi ne kemi ndërtuar vetëm në rrethin e Lezhës mbi 300 km rrugë, 30 shkolla, 15 qendra shëndetësore. Jam këtu për tu zotuar para jush se në qarkun e Lezhës do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo km rrugë. Do t’ju ndërtojmë infrastrukturën e plotë. Ne do nxjerrim listën, kilometër për kilometër për ata të cilët i mohojnë, por ne kemi për të ndërtuar prap shumë e shumë të tjera. Rruga para se gjithash ju jep në dorë gjënë më të çmuar, kohën. Ajo shkurton distancat dhe ul koston e transportit. Ul mundimet tuaja, por është dhe dinjitet. Rrugët më shumë se çdo gjë tjetër shpërblejnë investimin. Ne do të vazhdojmë me rrugët që të krijojmë biznese. Ne kemi zgjedhur moton tonë, përpara, sepse ne duam të ecim me shpejtësi drejt një punësimi më të madh, infrastrukturës moderne, drejt integrimit më të shpejtë”- deklaroi kryeministri.
(er.nu/BalkanWeb)