E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi, Fyle:Në nëntor KE vendospër Shqipërinë

LUKSEMBURG- Komisioni Europian pritet të japë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, në nëntor të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga vetë komisioneri europian i zgjerimit Shtefan Fyle, gjatë një konference për shtyp në Luksemburg, pas përfundimit të mbledhjes së Stabilizim-Asocimit BE-Mali i Zi.

“Po punojmë që Komisioni Europian të paraqesë opinionin e vetë tek Këshilli europian për Shqipërinë deh Malin e Zi, në të njejtën kohë dhe nëntori është koha e parashikuar në kalendar. Dua të shtoj se ndërsa shoh procsin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, mund të them se kjo nuk është një garë mes këtyre vendeve, por partnerët tanë atje janë të përfshirë në faza të ndryshme të zgjerimit, në bazë të meritave të tyre”, - deklaroi komisioneri për zgjerim.

Sa i përket Malit të Zi, Fyle theksoi se përpara se komisioni të japë opinionin e vetë mbi aplikimin, Podgorica ka ende disa detyra shtëpie për të bërë, vecanërisht reformat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa për Maqedoninë komisioneri tha se opinioni është përgatitur tashmë prej pak kohësh, por mbetet cështja e emrit që pengon fillimin e negociatave.

Ndërsa sekretari i shtetit Diegos Lopez Garito, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE, tha se: “Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prioritet, një filozofi dhe një angazhim jo vetëm i presidencës spanjolle por edhe i dy presidencave të ardhshme, Belgjikës dhe Hungarisë. Jemi të sigurtë se Belgjika do vazhdojë të njejtën politikë në këtë drejtim, jemi në favor të zgjerimit, pas plotësimit të kërkesave nga Bashkimi Europian”, - përfundoi ai.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›