Një vit pas 28 qershorit, në PS flasin ende njerëzit që urrejnë Europën

Edhe pas një viti, PS ka nxjerrë në skenë Namik Doklen, politikanin e njohur për kërkesën që i drejtoi Këshillit të Europës për të mos e pranuar Shqipërinë si anëtare, pasi shqiptarët s’e kishin vendin aty. ëndrrat me bojkot e revolucione mbeten të gjalla në PS, megjithë rrezikun që elektorati ta largojë oborrin e Edvinit në periferi të politikës
Kur kanë kaluar 1 vit nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, opozita shqiptare vazhdon të ëndërrojë me sy hapur, për një të drejtë legjitime të saj, lidhur me pretendimet e ngritura. Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht deputet në PS, Namik Dokle, tha se zgjedhjet e 28 qershorit, dështuan në qëllimin për të rritur besimin në procesin elektoral. Sot një vit mbas tyre, vendi është ende në krizë ekonomike dhe institucionale. Ndërkohë që dhe organizmat ndërkombëtar flasin për një Shqipëri në krizë, i vetmi që nuk e pranon është kryeministri dhe qeveria e tij. “Edhe një herë, njëri nga autoritetet e larta të Bashkimit Europian, komisioneri për zgjerimin, shprehu shqetësimin se ngërçi politik në Shqipëri, po qëndron prej një kohe goxha të gjatë, që prej zgjedhjeve të fundit. Pikërisht, sot, mbushet një vit nga dita kur u konsumua krimi elektoral dhe mazhoranca vazhdon të mos pranojë hetimin, kryeministri dhe qeveria e tij vazhdojnë të shkelin parimin kushtetues të transparencës”, tha Dokle. Deklarata e zyrtarit të lartë socialist është sa inkoherente, aq edhe absurde, për sa kohë të gjitha institucionet e vlerësimit të votës si në Shqipëri ashtu ato ndërkombëtare, u shprehën me nota të larta vlerësimi, duke përgëzuar autoritetet qeveritare për punën e bërë. Por përkundrejt notës pozitive të OSBE/ODIHR, Parlamentit Evropian, Këshillit të Evropës, klika e opozitës shqiptare vazhdon të kacavirret pas përpjekje të saj për nxirjen e imazhit të vendit dhe krijimin e një realiteti të zymtë. Kjo ka një qëllim të caktuar dhe është e kuptueshme se tendenca e Ramës dhe opozitës së urdhëruar nga ai, është të ndalë me çdo kusht hovin e përmbushjes së reformave dhe konsolidimin e përpjekjeve të integrimit, pasi duke u certifikuar këto, ai s’do mund të aktivizojë përpjekjet e tij për kapërcimin e ligjit dhe cenimin e institucioneve të dala nga vota e lirë dhe e ndershme. është i turpshëm fakti që edhe sot pas plot një vit nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, Rama përcjell nota proteste në drejtim të mazhorancës dhe njëherazi adreson thirrje dëshpërimi drejt institucioneve të Bashkimit Evropian.
...