E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një vit pas humbjes së bashkisë, Edi Rama ka vendosur të mos ketë gara brenda PS-së

07-05-2012 / Nga Artur Bego

Pasi qeverisi 11 vjet në kryeqytet, pa pranuar garë të vërtetë, Edi Rama s’e ka marrë dot veten nga falimentimi në zgjedhjet e 8 majit të shkuar. Gjatë këtij viti, ai bllokoi zgjedhjet në degën socialiste të kryeqytetit, emëroi njerëzit e vet në një sërë qytetesh të mëdha dhe tani ka vendosur të shpallë një konkurrim të emëruar edhe për FRESSH-in dhe forumin e gruas. Ai s’e duron dot garën dhe ende s’ka vendosur nëse do të përfshihet si i barabartë në zgjedhjet e 2013-s

Në vigjilje të përvjetorit të parë të humbjes së bashkisë së Tiranës, Edi Rama nuk po mundet të shpëtojë nga sindromi i humbjes. Në garën e radhës elektorale, kur për herë të parë ai nuk pati mundësi “të redaktonte” listat e zgjedhësve, humbi. Që prej asaj humbje që nesër ka përvjetorin e parë të saj, i frikur dhe i kompleksuar nga gara, Edi Rama ka marrë vendim dhe po e vë në zbatim, brenda në PS-së dhe strukturave apo “levave” të saj, zhvlerësimin e garave.
Në fakt më herët, që kur Edi Ramës i duhej të garonte për kreun e PS-së, nuk është se demonstronte ndonjë dashuri e respekt për garat. Për aq kohë sa ai i njihte të drejtën vetes të caktonte dhe kundërshtarin e tij, sikurse Maqo Lakrorin, ai realisht kishte vulosur përfundimin e garës, sigurish edhe fitoren e tij.
Me këtë mendësi, në të parën garë reale, por edhe personale, kur nuk pati mundësi të zgjidhte Maqo Lakrorin për bashkinë e Tiranës, ai humbi.
Që prej asaj humbje e “institucionalizoi” brenda PS-së dhe strukturave e “levave” të saj, zhvlerësimin e garës.
Mjafton këtu të përmendim garën për kreun e PS-së së Tiranës.
Shumë më herët se të formalizohej kjo garë, dihej që Sajmir Tahiri “do të fitonte” këtë post, por nuk dihej kandidati rival që do të jepte me qira emrin e tij si “humbës”. Dhe kur u gjet Ilir Zela, një tjetër Maqo Lakror, gara me gjithë zhvlerësimin e saj “u shit” si “demokratike”. Sigurisht këtë “hipotekim” e meritoi falë qiradhënies së emrit të tij si “humbës” nga ana e Ilir Zelës.
Kishte ndodhur më parë, që bie fjala, Besnik Baraj (parëndësi i Sajmir Tahirit), të emërohej nga Edi Rama pa garë për në krye të PS-së së Tiranës. Ajo ishte mënyrë më e ndershme të paktën. Por, kjo puna e garës së Sajmir Tahirit me Ilir Zelën, ku zgjidhet fituesi, caktohet dhe humbësi e më pas zhvillohet gara, e tejkalon çdo imagjinatë, sado e shfrenuar qoftë ajo...
Sigurisht Edi Rama me këtë “gjetje”, nuk është se kishte hallin e Sajmir Tahirit, i paravendosur për në krye të PS-së së Tiranës. I kompleksuar vetë nga humbja e bashkisë së Tiranës, Edi Rama thjesht shprehu me këtë mënyrë votimi (ku zgjidhet fituesi, caktohet dhe humbësi e më pas zhvillohet gara), revoltën dhe zemërimin e tij ndaj garës si “proces”.
Për të mos e lënë të tingëllojë thjesht dhe vetëm si rastësi, gara brenda strukturave të PS-së (e tija me Maqo lakrorin, apo e Sajmir Tahirit me Ilir Zelën), Edi Rama, po e shtrin demondtrimin e zemërimit të tij ndaj garave, edhe te “leva” e partisë, e njohur së fundmi si re:fressh.
Prej kohësh Elisa Spiropali, pa ndonjë garë, ka marrë atributet e kreut të re:fressh. Pa ndonjë garë edhe pararendësja e saj Megi Ajtyresa (sikurse pa ndonjë garë edhe u shkurorëzua si kryetare e kësaj “leve”), përkohësisht, formalisht ishte në krye të re:fressh. Por që prej dy ditësh, ndërsa është mësuar dhe nuk ka as dyshimin më të vogël se Elisa Spiropali do të vazhdojë ende, megjithëse formalisht, të drejtojë re:fressh, u gjendën, jo pak po edhe pesë kandidatë, që si Maqo Lakrori e Ilir Zela, të japin me qira emrat e tyre për “të humbur” në garën e zhvlerësuar, përballë “fitueses” Elisa Spiropali.
Me këtë të fundit, zhvlerësimin e garave Edi Rama nuk ia lë si mëkat PS-së e strukturave të saj, por e shtrin, “e ndan përgjegjësinë” edhe te “levat” e partisë. Kjo “re:gjetje” për re:fressh, nga an tjetër e bën të ndjehet më i qetë edhe Edi Ramën, sepse ndërsa formalisht këtë “levë” do ta drejtojë Elisa Spiropali, realisht, “vegla” Erion Veliaj, do të ketë kontrollin e plotë të saj...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›