E Martë, 3 Nëntor 2026

Një zjarri masiv po shkatërron Teksasin, më i madhi në historinë e tij

Zjarri dramatik që po shkatërron Teksasin është tashmë më i madhi në historinë e shtetit. Viktima e parë është një grua 83-vjeçare në qytetin Stinnett.

Probleme serioze janë shfaqur në zonën e Panhandle ku zjarri mund të përhapet shpejt me motin e nxehtë dhe me erën që pritet gjatë fundjavës.

Shërbimi Pyjor A&M i Teksasit shpjegoi se zjarri i quajtur Smokehouse Creek ka djegur tashmë mbi 400 mijë hektarë dhe është përhapur gjithashtu në 10 mijë hektarë të tjerë në Oklahoma.

Flakët u ndezën nga vapa anormale që theu të gjitha rekordet e ditëve të fundit.   

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›