E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njëherë kritika, pastaj admirim

Edhe pse kritikoi ashpër Manchester Cityn javën e kaluar, Sir Alex Ferguson nuk mund të fshehë admirimin e tij për rivalin e Manchester Unitedit. Ferguson sulmoi Cityn në atë që ishte ‘raundi i parë’ i ngacmimeve në betejën për titull në Premierligë.

Strategu skocez dyshoi në angazhimin e Carlos Tevezit pasi zyrtari i Cityt, Patrick Vieira kishte kritikuar Unitedin për rikthimin e Paul Scholesit nga pensioni. Por, pavarësisht kësaj, Ferguson theksoi se City duhet të admirohet.

“Përvoja është e rëndësishme, pa marrë parasysh se kush jeni. Ju keni qenë në situatë të tillë më herët, dhe kjo ju ndihmon”, deklaroi ai.

“Por City meriton të admirohet. Ata kanë bërë punë jashtëzakonisht të mirë dhe kanë qenë liderë në ligë për një kohë të gjatë. Ata na presin në Etihad, ku ende nuk kanë pësuar humbje. Individët dhe ekipet mund të fitojnë ndeshjet, por mendoj se është me rëndësi tani të ruajmë përqendrimin”, përfundoi Ferguson.

Manchester United pret Fulhamin të hënën, pas barazimit të Manchester Cityt në udhëtim me Stoke Cityn 1-1 që barazoi ata në kuotën e 70 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›