E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambrosini: Barca, më e mira në botë

Milani do të ndeshet me skuadrën më të mirë në botë në kuadër të Ligës së Kampionëve- ka deklaruar Massimo Ambrosini.

“Nuk duhet të mendojmë se mund të bëjmë gabime. Përndryshe, në mënyrë të pavetëdijshme të imponohet në kokë ideja se mund t`i humbësh ndeshjet”.

“Barcelona është skuadra më e mirë në botë, nuk kemi nevojë për ndonjë magjistar që të na tregojë për këtë”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë për ne, por po ashtu edhe një ndeshje që do të na motivojë shumë”, ka deklaruar mesfushori për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›