E Diel, 1 Nëntor 2026

Weichert Situata e krijuar nga greva e urise kerkon zgjidhje emergjente



Vilma Filaj-Ballvora

Ne nje interviste per Dojce Velen perfaqesuesi i fondacionit gjerman Friedrich Ebert Michael Weichert shpreh shqetesim per situaten e krijuar ne Shqiperi. Ai thote se palet duhet te kene vullnetin per rifillimin e bisedimeve

Si e vleresoni situaten gjate ketyre diteve ne Shqiperi

Nga njera ane kemi te bejme me gjendjen e njerezve qe kane hyre qysh prej dhjete ditesh ne greve urie dhe disa prej tyre jane derguar ne spital. Por nga ana tjeter kemi te bejme edhe me nje situate te veshtire te krijuar ne qytet ku pengohet qarkullimi rrugor. Ai eshte bere kaotik dhe permes demonstratave te opozites dhe kunderdemonstratave te qeverise kaosi eshte edhe me i madh rruget jane te mbushura me makina dhe police. Kjo krijon nje atmosfere paralizuese dhe njekohesisht te nje tensioni qe fare lehte mund te marre permasa me te medha. Kjo jep shkas per shqetesim.

A mund te themi se Shqiperia ndodhet ne nje krize politike A shihni ju elemente te nje krize politike apo kemi te bejme ketu me shume me nje problem teknik

Kemi te bejme vertet me nje krize sepse nje institucion i rendesishem i shtetit pra Parlamenti funksionon vetem pjeserisht. Nese ne Parlament miratohen ligje pa pjesemarrjen e opozites nuk mund te besh fjale per nje shtet parlamentar funksional. Pervec kesaj ka disa projektligje te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar dhe nuk mund te miratohen pa te. Shqiperia po perpiqet te hyje sa me shpejt ne BE dhe synon liberalizimin e vizave. Kuptohet qe pa nje Parlament funksional Komisioni Europian nuk mund te hape driten e gjelber per hapat e metejshem drejt integrimit ne BE. Kemi te bejme me nje krize qe vazhdon prej kohesh dhe qe permes zhvillimeve te fundit eshte ashpersuar serish cka potencialisht mund te coje ne ashpersimin e konflikteve. E nje gje te tille nuk e deshiron askush.

Ne Shqiperi ne dy dhjetevjecaret e fundit procesi politik eshte shoqeruar nga krizat. Si mund te dilet nga kjo krize e fundit

Per fat te keq midis dy oponenteve pra mes qeverise Berisha dhe opozites se drejtuar nga Rama nuk eshte arritur ne nje konsensus se si mund te trajtohen problemet. Komisioni parlamentar i krijuar nga maxhoranca parlamentare bllokohet prej opozites sepse ne kete komision nuk jane marre parasysh kerkesa te rendesishme te opozites. Kjo krize po vazhdon dhe tani eshte ashpersuar me tej sepse te dyja palet insistojne ne pozicionet e tyre nuk behet asnje hap per te komunikuar dhe aktualisht nuk ka bisedime qe mund te hapnin nje shans te tille.

Pse ndodh keshtu dhe a eshte greva e urise mjeti i duhur per te dale nga kriza

Nese eshte greva mjeti i duhur ose jo tani une nuk do ta shtroja kete ceshtje sepse ne na duhet te gjejme nje rrugedalje nga kjo situate. Per mua eshte e rendesishme qe te dyja palet te japin kontributin e tyre ne menyre qe bisedimet e zhvilluara me ndermjetesimin e Presidentit te rifillojne.

A ka Shqiperia nevoje per nje ndihme teknike ekspertesh per transparencen e votimeve te 2009-s apo Shqiperise i duhen ndermjetesues politike ne menyre qe te dyja palet te ulen serish ne nje tryeze bisedimesh

Duhen ndermjetesuesit politike por se pari na duhet vullneti i te dyja paleve per te zhvilluar bisedime. Une kam kontakte me shume me opoziten dhe kam pershtypjen qe nuk ka perspektive per bisedime sepse opozita nuk do te levize ne drejtim te nje konsensusi me qeverine. Ndoshta i ngjashem eshte qendrimi edhe nga kendveshtrimi i qeverise. Per aq kohe sa te te dyja palet ekziston pershtypja qe bisedimet nuk sjellin zgjidhje atehere kriza do te vazhdoje. Per fillimin e bisedimeve duhet te ekzistojne premisat dhe sigurisht qe ka nevoje edhe per ndermjetesim politik. Ne rrethanat aktuale une jam pak skeptik dhe njekohesisht i shqetesuar per shkak te situates se krijuar nga greva e urise. Ne nje sfond te tille duhet vepruar me emergjence per zgjidhjen e situates sepse njerezit po demtohen dhe kjo mund te coje ne shkallezimin e mosmarreveshjeve. Sipas mendimit tim situata mund te zgjidhet vetem nese zhvillohen zgjedhje te reja bashke me zgjedhjet lokale vitin e ardhshem. Deri atehere edhe opozita edhe qeveria me ndermjetesim nderkombetar mund te kontribuojne per te evidentuar dhe shmangur mangesite e shfaqura ne zgjedhjet e fundit.

A mund te zgjidhet kriza thjesht duke hapur kutite e votimit apo mos valle opozita synon te imponoje pikerisht zgjedhje te parakohshme parlamentare

Nje zgjidhje tjeter do te ishte qe te dyja palet te nisin nje proces qe te cojne me tej ate qe u arrit gjate bisedimeve ne Parlament ne mars. Qeveria dhe institucionet shteterore duhet te krijojne kushtet qe te mundesojne nje sondazh te zgjedhjeve te fundit. Kjo mund te ndodhe pavaresisht se nga cila instance do te behej kjo qofte kombetare apo atyre nderkombetare. Propozime ne kete drejtim jane bere por deri tani nuk eshte arritur nje konsensus per kete.

11 Maj 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›