Liri Berisha Momentet e bukura dhe te veshtira me bashkeshortin tim
Zonja Liri Berisha bashkeshortja e kryeministrit Sali Berisha e ftuar ne emisionin e gazetarit Alfred Peza Ora e intervistes ka folur per autizmin te femijet dhe per fondacionin qe ajo drejton Femijet shqiptare. Zonja Berisha ka shpjeguar se autizmi eshte nje crregullim i zhvillimit te femijes i cili e shoqeron ate gjithe jeten qe ka nevoje per nje mbeshtetje te vazhdueshme mjekesore edukative sociale. Ajo gati prej 5 vitesh kryeson fondacionin Femijet shqiptare. Sipas zonjes Berisha ky fondacion ka per qellim tu vije ne ndihme femijeve shqiptare ne nevoje vecanerisht femijeve shqiptare me nevoja te vecanta. Ajo thote se ne kete grup problematik te femijeve me nevoja te vecanta hyn nje grup i caktuar sic jane talasemiket shume te veshtire hyjne dhe femijet me autizem. Zonja Berisha thekson se femijet me autizem jane problematike edhe per shoqerine shqiptare. Keta femije problematike jane nje problem i madh per shoqerite e pasura dhe te zhvilluara kudo ne bote pasi keta femije kerkojne nje asistence te vazhdueshme asistence profesionale te perbashket te koordinuar dhe ndoshta gjithe jeten.
Zonja Berisha pak dite me pare ju u kthyet nga nje udhetim pune nga Nju Jorku ne SHBA. Per ato qe nuk kane qene shume te vemendshem per detajet e mediave per cfare ishte ky udhetim dhe si shkoi ai
Ne kishim nje ftese nga organizata me e madhe e autizmit Autisem Speaks ne Nju Jork me rastin e celebrimit te pervjetorit te trete te Dites Boterore te Ndergjegjesimit per Autizmin. E gjithe ceremonia ishte e organizuar nen kujdestarine e sekretarit te Pergjithshem te OKB-se Ban Ki Mun. Ishte nje ceremoni e mbushur me aktivitete mjaft interesante me mesazhe shume te rendesishme nga personalitete si presidenti Obama zoti Ban Ki Mun te cilet po mbeshtesin kete iniciative kete ndergjegjesim te shoqerise per autizmin gje qe eshte nje shprese shume e madhe per familjet qe kane dhe qe vuajne pasojat e autizmit.
Zonja Berisha per ata qe gjithashtu nuk kane qene te vemendshem ne aktivitetet tuaja me se merreni si quhen fondacionet me te cilat ju operoni qofte me autizmin qofte me elemente te tjera te cilat ne me pas do ti shpjegojme dalengadale
Une kam prej gati 5 vitesh qe kryesoj fondacionin Femijet shqiptare. Ky fondacion ka per qellim tu vije ne ndihme femijeve shqiptare ne nevoje vecanerisht femijeve shqiptare me nevoja te vecanta. Ne kete grup problematik te femijeve me nevoja te vecanta hyn nje grup i caktuar sic jane talasemiket shume te veshtire hyjne edhe femijet me autizem. Femijet me autizem jane problematik edhe per shoqerine shqiptare keta jane femije problematik eshte nje problem i madh per shoqerite e pasura dhe te zhvilluara kudo ne bote. Pasi keta kerkojne nje asistence te vazhdueshme nje asistence profesionale te perbashket te koordinuar dhe ndoshta gjithe jeten. Per kete fondacioni Femijet shqiptare ngriti nje qender bashke me miqte e fondacionit brenda dhe jashte Shqiperise per tu ardhur ne ndihme familjeve dhe femijeve qe kane autizem. Kjo qender ka per qellim ose kryen funksionin e diagnostikimit dhe te trajnimit te femijeve me autizem. Qendra eshte e pajisur me specialiste te fushave te ndryshme me psikologe me mjeke psikiater logopediste qe jane terapistet e te mesuarit te folurit fizioterapiste punonjes sociale te cilet punojne ne menyre te organizuar dhe bashkerisht per tu ardhur ne ndihme femijeve ne nevoje.
Si quhet qendra dhe ku ndodhet
Qendra Fluturo per jeten ndodhet ne kryqezimin e rruges Bardhyl me rrugen 4 deshmoret.
Cfare eshte autizmi nese quhet edhe semundje
Kjo nuk quhet semundje. Autizmi eshte nje crregullim i zhvillimit te femijes i cili e shoqeron ate gjithe jeten qe ka nevoje per nje mbeshtetje te vazhdueshme mjekesore edukative sociale. Pra ka nevoje per nje nderhyrje shumeplaneshe te te gjithe aktoreve duke filluar qe nga strukturat shteterore private dhe prinderit te gjithe bashke. Une duke qene mjeke pediatre kur me binte rasti te takohesha me keto femije kam menduar qe keto femije kane nevoje per nje vemendje krejtesisht te vecante nga shoqeria. Gjithmone ka qene thelbesore te propagandohej nga persona qe kane nje ndikim publik keta te aktivizohen per te treguar se sa e rendesishme eshte per shoqerine shqiptare kthimi i vemendjes kthimi i veshtrimit ndaj ketyre femijeve.
Pra ju po thoni qe eshte nje crregullim i lindur
Jo shkaqet nuk dihen ndoshta prandaj edhe vonesa ne diagnostikim ose ne ndergjegjesim ka kete arsye.
Dy prinderit si mund ta dallojne te femija i tyre autizmin
Ne shumicen e rasteve prinderit jane ata qe e kapin kete crregullim kane ate shqisen prinderore e cila i ben te dyshoje qe dicka nuk shkon me femijen e tyre qe dicka nuk shkon ose qe femija i tyre ka dicka me pak se moshatari ose eshte me ndryshe se sa motra apo vellai me i rritur. Ne kete rast do te kisha nje keshille. Menjehere te mos ngurrojne te mos e mbajne perbrenda por direkt te paraqiten te mjeku edhe sikur te jete dyshim.
Kjo shenje mund te jete mungesa e perqendrimit ose dicka tjeter
Nuk do te doja te hyja ne detaje te tilla sepse femijet me autizem kane forma te ndryshme shenja te ndryshme por per mua eshte e rendesishme vajtja menjehere te specialisti per cdo gje qe prindi konstaton te femija i tij.
Eshte i keshillueshem pediatri apo cdo mjek
Fillimisht nena ka kontakt me pediatrin por ajo eshte e lire qe te shkoje dhe te takohet me specialistin. E rendesishme eshte qe te mos e mbaje brengen brenda saj dhe te mos e lere kohen te iki. Kjo pasi kalimi i kohes eshte ne dem te femijes. Zakonisht kjo diagnostikohet ne 18 muajt e pare te jetes. Ne rast se kapet ne kete periudhe ka shume shanse qe trajtimi te jete me i lehte.
Me siguri ka qene nje moment ku ju jeni njohur dhe me autizmin ka qene ne kohen kur ju keni qene studente ne shkolle ne fakultet apo tani vone
Ky eshte nje fenomen qe kohet e fundit ka filluar te flitet. Ne shkolle mund te them qe se kemi bere fare ose se kam fare te degjuar. Autizmi eshte degjuar kur kam filluar punen. Para dy vitesh kur pyesnim njerezit se cfare eshte autizmi te gjithe e lidhnin me nje semundje te veshit. Mendoj se ndergjegjesimi dhe puna qe eshte bere keto dy vite eshte aq e madhe sa sot mendoj qe nuk ka njerez nuk ka prind qe nuk interesohet per kete fenomen.
Ju vete si rate ne kontakt dhe si vendoset te merreshit me autizmin
Gjate jetes sime profesionale jam takuar shpesh me rastet me femije autike. Kjo perbente gjithmone tek une nje shqetesim te madh se cfare behet me keta femije si trajtohen pas trajtimit cfare ndodh me ta etj. Me vone kur mora fondacionin vendosa ti perkushtohem me aq sa mund ti perkushtohesha bashke me kolege te tjere mjeke specialiste psikiater profesore te nderuar psikologe sociologe punonjes sociale ne menyre qe te shikonim se si eshte e perhapur dhe si paraqitet gjendja te ne per autizmin. Vendosem te bejme Konferencen e pare nderkombetare e cila u zhvillua para dy vitesh ne Tirane me pjesemarrjen e shume vendeve dhe nje shtyse ose nje mbeshtetje e jashtezakonshme per ne ka qene organizata me e fuqishme ne bote Autisem Speaks e cila me pjesemarrjen e saj ne konferencen e pare dhe te dyte qe u be vjet ka qene jo vetem shtyse por edhe nje orientuese dhe shperndarese e nje modeli bashkekohor per trajtimin e ketyre femijeve. Aty vendosem te ngreme nje qender. Qe te nesermen e konferences ne kemi pasur ne menyre te perditshme vizitore ne qendren tone prinder me femije autike te cilet kerkonin ngritjen e qendres. Atehere ne vendosem qe para se qendra te ngrihet te marrim nje qender tjeter dhe te filloje puna ne kete qender qe eshte qendra Fluturo per jeten. Nuk eshte bere akoma 1 vit e punes se kesaj qendre aty kane marre trajtim rreth 200 femije dhe 40 prej tyre marrin terapi intensive.
Keni bere ju nje studim ne te gjithe territorin e vendit ne te gjithe popullaten Ka filluar nje lloj le te themi listim i rasteve Kemi te dhena me te sakta tani se sa e perhapur si ku dhe keshtu me radhe
Autizmi eshte nje crregullim qe nuk zgjedh. Mund te kape kedo te pasur te varfer pa dallim ngjyre vendi. Ne Ministrine e Shendetesise gjenden statistika po mendoj se statistikat jane te rasteve te paraqitura. Per shkak te stigmes e cila keto kohe po luftohet dhe ka ndryshime goxha te medha prinderit dhe femijet autike paraqiten vete. Ata perpara kane pasur ndrojtje per ti nxjerre keta femije ndiheshin te turperuar madje mund tju them se ndiheshin si fajtore qe kishin femije me autizem. Autizmi nuk zgjedh.
Ndertimi i qendres se re ne Farke e cila ka filluar punimet e saj ka ndonje emer te vecante
Mendoj se kjo qender do te trajtoje femijet autike por ndoshta do te trajtoje edhe femijet me probleme te tjera te zhvillimit mendor. Kjo qender do te jete nje qender ditaktike do te jete nje qender qe te shperndajme modelin e trajtimit bashkekohor do te jete nje qender ku do te merret eksperienca edhe e profesionisteve qe do te punojne me autizmin por edhe me prinderit qe kane femijet me autizem.
Keni ju nje keshille per prinderit Ju thate dicka pak me perpara por nje keshille me e koncentruar per prinderit qe ata te dallojne qe femija e tyre ka shenja te cilat nuk dine te japin shpjegime.
Ketu keshilla kryesore qe vlen te permendet eshte te mos humbasin kohe. Keta prinder mbajne barren me te rende ne kete rast pesojne traumen me te madhe por jane po keta prinder qe me forcen e tyre qe eshte po aq e madhe sa ceshte dhe dashuria qe kane per femijen dalin ne mbrojtje dalin ne trajtim te femijes bejne nje rruge te gjate me femijen e tyre. Kam pare kohen e fundit nje organizim te prinderve me femijet autike. E pershendes dhe e vleresoj shume organizimin e tyre. Nje ze i vetem asnjehere nuk mund te shkoje aty ku duhet kurse nje ze i fuqishem qe vjen nga shume prinder me nje problem te vecante sic eshte autizmi do te godase aty ku duhet dhe do te degjohet aty ku duhet.
Cfare duhet te benin me shume prinderit pervec ketij organizimi Kjo eshte ne formen e sensibilitetit apo kane krijuar organizaten e prinderve te femijeve autike e keshtu me radhe
Kohet e fundit kam degjuar qe kane krijuar shoqata. Me vjen shume mire dhe i pershendes per kete. Mendoj qe duhet te jene te organizuara duhet te jene nje oponence e fuqishme karshi strukturave shteterore duhet te ngrene zerin e tyre dhe te dine se cfare te kerkojne. Duke qene bashke ata jane me te organizuar dhe menyra e kerkesave per mbeshtetje eshte me e organizuar dhe me e pjekur. Por gjithmone them dhe e theksoj qe mbeshtetja per keta persona duhet te jete e vazhdueshme duhet te jete e gjithanshme dhe e perbashket. Komuniteti eshte ai qe duhet te ndihmoje ne menyre qe te mos krijohen diskriminime dhe disavantazhe per kete pjese.
Nje prind i nje femije autik eshte edhe zoti Edmond Tupja i cili ka bere nje liber vertet prekes. Mendoj qe eshte nje rast shume i mire per te rritur sensibilizimin karshi fenomenit dhe besoj qe eshte edhe kjo nje ndihme per ju per te gjithe shqetesimin dhe per ata qe qellim qe ju i keni dhene vetes. Dua ta pershendes profet Tupen per librin mjaft prekes qe ka nxjerre ne botim qe eshte nje liber shume i vlefshem per dy arsye. E para per ndergjegjesimin per tu larguar nga ajo stigma e te pasurit turp ose te ndjerit ne siklet se ke nje femije te tille. E dyta eshte nje liber qe u tregon prinderve se sa e gjate eshte dhimbja se si mund te ecet me kete dhimbje dhe se si mund te shikosh drite dhe te nxjerresh gezim edhe nga dhimbja. Dua po ashtu meqenese me jepet rasti te pershendes ketu edhe te gjithe ata aktore qe moren pjese ne spotin televiziv te dates 2 prill qe u dha ne te gjitha televizionet shqiptare sic ishte rasti i sopranos se mirenjohur Inva Mula futbollistit te famshem Lorik Cana mikut te palodhur te fondacionit tone Artan Hoxhes gazetarit te mirenjohur Blendi Fevziu.
Ju thate qe ne Fakultetin e Mjekesise kur ishit studente nuk ka qene ne literaturen te studenteve autizmi. A eshte pjese e strategjise suaj edhe futja e autizmit qe ne bankat e shkolles
Ka pak kohe qe kjo po studiohet pasi autizmi nuk eshte kaq. Une po flas per kohen kur kam mbaruar shkollen ka shume vite ndersa tani flitet patjeter flitet shume eshte ne literaturen e Fakultetit te Mjekesise behen mesime ne Universitetin e Infermierise ne universitetet e sociologjise dhe te psikologjise.
Pse i eshte dhene kaq pak vemendje ne fakt ketij fenomeni
Nuk i eshte dhene pak vemendje por ka qene nje fenomen jo i njohur dhe per Shqiperine ka ardhur edhe me vone se vendet e tjera por mund te them se angazhimi i personaliteteve te rendesishme boterore si presidenti Obama zoti Ban Ki Mun dhe figura te tjera te shoqerise te artit te kultures ne kete fushate ne kete sensibilizim une mendoj se krijojme nje shprese te madhe per keto familje qe kane probleme me femijet autike.
Ju permendet zotin Obama i cili ne strategjine e re te shendetesise qe ai firmosi para pak ditesh ne SHBA ceshtja e autizmit ishte e treta pas SIDA-s dhe pas kancerit per tu trajtuar dhe financuar. Statistikat tregojne se 1 e njerezve ne te gjithe boten jane te prekur nga autizmi. Sa vemendje i kushtohet edhe ne kete drejtim qofte nga buxheti qofte nga elemente te tjera qe te jete situata totalisht ne kontroll aq sa mundet
Mendoj qe autizmi eshte kudo ne cdo vend te botes si perhapje e njejte. Ne vertet nuk mund te them se kemi statistika te sakta ne si fondacion po punojme ne menyre mjaft te ngushte me Ministrine e Shendetesise per perpilimin e statistikave te reja po punojme per hapjen e nje biblioteke me libra qe do tu sherbejne specialisteve por edhe prinderve. Per kete ne kemi ndihmen e cmuar te Autisem Speaks te cilet na kane dhene te drejten e perkthimit dhe perdorimit te librave qe ata perdorin.
Kjo besoj se do te jete shume me vlere sepse pas vitit 1990 nevojat tona pervec te tjerave kane qene edhe per literature bashkekohore gje qe na ishte mohuar jo vetem ne rastin e autizmit por edhe ne te gjitha fushat.
E rendesishme qe te mos humbasim kohe.
Kush eshte rruga me e mire per ta fituar kete kohe te humbur Cilat do te jene hapat e metejshem per te bere gjene e duhur
Eshte shume i rendesishem vazhdimi vazhdimi dhe vazhdimi i ndergjegjesimit te shoqerise tone per autizmin. Bashkepunimi me institucionet e tjera homologe brenda dhe jashte vendit. Ne viziten qe patem heren e fundit ne Nju Jork u vleresua shume puna e bera nga fondacioni i Femijet shqiptare per autizmin. U vendos qe ne muajin tetor nga fundi i vjeshtes te organizohet nje konference rajonale ballkanike ne Shqiperi ku fondacioni Femijet shqiptare te jete lider ne zhvillimin e kesaj konference por jo vetem ne kete konference por edhe ne ate aktivitetet e tjera qe do te zhvillohen ne te ardhmen per autizmin.
Ne fund te vitit ju zhvilloni nje mbremje gala. Sa e rendesishme eshte kjo Eshte si nje lloj permbylljeje per vitin dhe cfare aktivitetesh te tjera do te kemi
Fondacioni eshte jofitimprures dhe joqeveritar. Te ardhurat e fondacionit krijohen ne baze te aktiviteteve qe fondacioni organizon te mbeshtetura nga biznesi shqiptar. Galaja eshte aktiviteti i fundit i cili organizohet me shume energji dhe me shume dashuri nga i gjithe stafi i fondacionit nga te gjithe aktivistet...
Ju permendet talasemiket por edhe grupe te tjera femijesh ne nevoje. Sic ju kemi pare shpeshhere te merrni pjese ne aktivitetet qofte ne ndihme te femijeve te policeve te vrare apo grupeve te tjera shoqerore. Ku shtrihet aktiviteti juaj pervecse autizmit
Fondacioni Femijet shqiptare i ka deget te shtrira ne te gjitha rrethet e Shqiperise. Kudo ku ka dhimbje kudo ku ka probleme te veshtira per ti zgjidhur ndodhet prane fondacioni Femijet shqiptare. Kemi pasur raste te shumta te femijeve qe u eshte dashur te operohen te bejne transplantime te bejne kurime jashte vendit.
Keni ju nje statistike se sa femije kane arritur te perfitojne ndihme nga aktiviteti juaj
Nga aktiviteti kane perfituar shume femije femije ne nevoja shendetesore qe jane te shumta qofte operacione qofte ne mjekime kane perfituar ndihme familjet me ekonomi te varfer kane perfituar femijet jetime femijet e policeve te vrare kemi mbi 100 raste te femijeve jetime te cilet vazhdojne shkollen ne saje te bashkepunimit te fondacionit shqiptar me universitetet private.
Ju kemi pare aktive ne kete periudhe kur ishin permbytjet ne Veri...
Ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise ne bashkepunim me Teatrin e Operas dhe Baletit organizuam mbledhjen e nje ndihme te konsiderueshme per ta perdorur nje nga fshatrat e mbytura te Veriut ndoshta mund te perdoret per ngritjen e nje shkolle qe mungon ose per ngritjen e nje qendre shendetesore ajo qe do te jete me e domosdoshme per fshatin.
Ju permendet si aktivitet te fondacionit tuaj edhe ceshtjen e talasemise. Ndoshta ia vlen te ndalojme pak te ceshtje
Edhe ky eshte nje problem mjaft aktual. Fondacioni ka qene gjithmone aktiv ne drejtim te ketij fenomeni. Para tre vitesh fondacioni ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise kane ngritur qendren e talasemise nje qender te madhe per problemet e semundjet e gjakut ne Lushnje per ti ardhur ne ndihme pikerisht kesaj zone zones se Jugut zonave qe jane te prekura nga ky fenomen. Qendra eshte e pajisur me laboratore mjaft moderne. Fondacioni Femijet shqiptare ka disa kohe qe ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise Ministrine e Mbrojtjes Ministrine e Arsimit me Qendren e Konservimit te Gjakut sensibilizon ndergjegjeson per dhurimin e gjakut nga e gjithe popullata. Ne rast se keto femije do te marrin gjak ne menyre te vazhdueshme jeta e tyre mund te konsiderohet mund te beje nje jete normale.
Ne kete aktivitet tuajin per fondacionin Femijet shqiptare sa kohe i kushtoni dhe cfare projektesh afatgjata keni
Koha qe une shpenzoj ne fondacion eshte nje kohe qe me kenaq e bej me shume deshire. Eshte nje kohe qe po te jete dita me e gjate do te thosha qe perseri do te kaloja nga fondacioni. Puna qe bej eshte nje permbushje e atij qellimi qe fondacioni ka te bejme dicka per femijet ne nevoje kushdo qe ka mundesi duhet te beje dicka per femijet ne nevoje.
Aktiviteti juaj shtrihet edhe ne nje sfere tjeter sigurisht po aq e rendesishme edhe kjo sepse drejton fondacionin Nene Tereza. Pse ky fondacion dhe cfare qellimesh ka
Ky fondacion u ngrit perpara dy viteve u ngrit per te promovuar vlerat e Shqiperise vlerat e vendit per te promovuar virtytet e popullit tone. Me bukur me mire se sa emri i Nene Terezes nuk mund te kishte si simbolike e ketij fondacioni. Ky fondacion ka disa objektiva nje nder te ta eshte te ndihmoje ne ngritjen e muzeut te Nene Terezes duke kontribuar ne mbledhjen dhe perzgjedhjen e koleksionimit te objekteve qe mund te gjenden te perdorura nga Nene Tereza apo nga familja e saj te organizoje konferenca te organizoje simpoziume te kete lidhje me institucione homologe brenda dhe jashte vendit. Me rastin e 100-vjetorit te ditelindjes se saj fondacioni ka organizuar dhe do te organizoje mjaft aktivitete. Nje aktivitet qe eshte shume i rendesishem do te realizohet ne fund te muajit me hapjen e dy ekspozitave ne Uashington dhe ne Nju Jork. Rendesia eshte se dy keto ekspozita behen ne bashkepunim te fondacioni Nene Tereza me miqte e Nene Terezes ne Nju Jork dhe ne Uashington. E rendesishme eshte se hapja e ketyre dy ekspozitave... Eshte nje histori e perbashket etnografike historike me objekte te familjes me objekte te Nene Terezes e rendesishme eshte qe kjo ekspozite do te hapet ne nje nga sallat e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork dhe ne nje nga sallat e Kongresit Amerikan ne Uashington.
Fondacioni Nene Tereza me sa dime ne nuk e ka shtrire aktivitetin ne Tirane. Si funksion ky fondacion ku eshte i shtrire nga pikepamja gjeografike anetaresia e tij dhe keshtu me radhe
Ky fondacion ka dy vite qe funksionon ka ngritur deget e tij ne te gjitha rrethet e Shqiperise. Mund tju them qe anetaresimi deri tani ka arritur tek tre mije anetare. Do te doja te beja nje thirrje qe kushdo qe ka objekte te Nene Terezes kushdo qe ka materiale qe lidhen me jeten e Nene Terezes do te ishte mire ti grumbullonte dhe ti sillte ne Tirane ne muzeun qe mundohet te hapet. Nene Tereza eshte nje figure me permasa shume te medha eshte nje figure qe ka falur dashuri dhe miresi te gjithe botes te gjithe duan ta bejne pjese te saj por edhe njehere them eshte shume e rendesishme kushdo qe ka materiale kushdo qe ka dokumente te lidhura me jeten e Nene Terezes ose me familjen ose me vete Nene Terezen eshte shume mire ti dorezoje per muzeun.
Pra per ta mbyllur kete pjese te intervistes sone ju drejtoni dy fondacione fondacionin Femijet shqiptare dhe Nene Tereza. Si qendrojne keto te dyja brenda jush keni ndonje preference apo te dyja jane me balance me njera-tjetren
Me duket sikur keto jane te lidhura ngushte me njera-tjetren Nene Tereza ka qene misherimi i dashurise miresise perkushtimit fondacioni Femijet shqiptare punon pikerisht per keta femije te cilet kane nevoje kerkojne mbeshtetje kerkojne perkushtim me duket sikur jane te lidhura bashke dhe nuk mund se njeri eshte me lart se sa tjetri.
Ju si bashkeshorte e kryeministrit te Shqiperise pervec aktiviteteve qe drejtoni keni edhe nje aktivitet pasi protokolli zyrtar por jo vetem ju dikton ju qe te jeni shpesh edhe ne takime ne pritje ne udhetime. Si e perballoni dhe cfare kohe ju ha kjo pjese e aktivitetit
Ky status eshte nje dimension qe pa dyshim qe krijon nje pergjegjesi i cili pas atij angazhimi protokollar ne menyre te natyrshme lind edhe angazhimi tjeter social te cilin une e bej me shume perkushtim dhe me shume deshire. Ka kohe qe jam vertet teper e angazhuar. Une mendoj se kam fituar nje fare eksperience per ta menaxhuar kete menyre pune. Kohen te madhe ia perkushtoj fondacionit. Dita fillohet me nje kafe bashke me femijet kur jepet mundesia pastaj fillon puna ne fondacion e cila ka raste qe vazhdon edhe pasdite. Mundohem te mos le menjane shoqerine time te takohem shpesh me ta te ndjek jeten artistike si ekspozitat e librit te piktures operen baletin qe per fat te mire keto kohe Tirana i ka mjaft te rigjalleruara. Aktiviteti eshte mjaft i ndjeshem koha te cilen mezi e pres dhe nuk lejoj te cenohet eshte koha qe harxhoj me femijet me mbesat dhe me niperit te cilet kane angazhime te ndryshme.
Si qendrojne te gjitha keto funksione ne harmoni me njera-tjetren brenda jush
Jam munduar qe te menaxhoj ne menyre te ekuilibruar kohen per familjen per fondacionin Femijet shqiptare fondacionin kulturor Nene Tereza per protokollin eshte e veshtire por thashe edhe njehere qe kam krijuar nje far ekuilibri ne menaxhimin e ketyre aktiviteteve.
Pra jeni ne harmoni te plote me veten dhe te gjitha funksionet
Dua te them kete qe aktivitetet protokollare vertete zene kohen e tyre por nuk mund te mohoj faktin qe keto aktivitete nuk kane bere te mundur te zhvilloje ose te kryeje dhe aktivitete te tjera ne dobi te fondacionit Femijet shqiptare si rezultat i lidhjeve qe bej me njerezit brenda dhe jashte vendit si rezultat i statusit domethene ka qene nje lehtesi per kryer shume aktivitete.
Eshte nje shprehje e njohur qe thote qe prapa cdo burri te suksesshem dhe Sali Berisha eshte nje politikanet me te suksesshem te ketyre 20 viteve ashtu sic ka qene edhe nje nga mjeket e suksesshem deri ne vitin 1990 ne Shqiperi qendron nje grua e zgjuar edhe e forte. Ju ne kete udhetim tuajin 20-vjecar te pjeses politike te bashkeshortit tuaj kush kane qene disa nga ato momentet me te bukura dhe te veshtira qe kujtoni vecanerisht
Deri ne vitin 1990 kam qene nje mjeke pediatre e perkushtuar per pacientet e mi te vegjel te zones qe mbuloja. Pas viteve 90 sigurisht qe jeta ime u be me e larmishme kishte mjaft ndryshime ndryshime te cilat mund te them qe me kane ndryshuar edhe mua ne drejtim te vleresimit te problemeve ne drejtim te raportit me njerezit ne drejtim te mesimit te shume gjerave te reja.
Ju thate qe e kujtoni po me aq nostalgji edhe periudhen qe keni qene pediatre
Ka qene periudha me e bukur ka qene periudhe qe e kam dashur shume profesionin tim kam gjetur clodhjen gezimin mundimin kenaqesine e jetes sime ne profesion ka qene vertete tani e kujtoj me shume nostalgji pasi kam gati nje vit qe jam shkeputur nga ky profesion.
Kush jane momentet me te bukura qe ju kujtoni ketyre 20 viteve gjate bashkeshortit tuaj politikan
Gjate ketyre viteve kam pasur momente vertete te bukura gjate ka pasur dhe momente te veshtira. Nder momentet e veshtira do te permendja ate qe ka qene veshtiresi per te gjithe shqiptaret viti 1997. Ndersa momentet e bukura kam pasur fatin te jem deshmitare ne realizimin e shume evenimenteve te cilat ngelen ne jete te skalitura sic eshte nderrimi i sistemit eshte pavaresia e Kosoves hyrja ne NATO MSA ne Keshillin e Evropes. Domethene jane evenimente te cilat te krijojne emocione te pashlyeshme jane emocione te cilat nuk mund te shlyhen nga jeta e nje njeriu.
Ka nje perjetim publik pasi zoti Berisha qofte ne nderrimin e sistemeve ka qene protagonist absolut per rikthimin e pluralizmit politik ne Shqiperi qofte per fitoren e pare Partia Demokratike por edhe te gjithe ato evenimente qe ju thate. Ne shtepi ka nje ndryshim ne perjetimin e ketyre emocioneve nga ai perjetim publik qe behet qe eshte i percjelle permes pamjeve filmike nga
zoti Berisha apo eshte i njejte ky gezim. Ka nje perjetim ndryshe
Po sigurisht. Pa dyshim qe cdo vend politik kur diskutohet ne shtepine e nje politikani eshte gjithmone me prezent diskutohet perjetohet.
Vazhdojne dhe bisedat politike.
Sigurisht ne shtepine e nje politikani diskutohen dhe probleme te tjera diskutohen probleme familjare diskutohen shqetesime te ndryshme por politika eshte prezente nuk shmanget dot.
Duke qene se bisedat politike tuaja nuk jane te ndara nga jeta familjare madje besoj se nuk dihet ku fillon njera dhe mbaron tjetra dhe anasjelltas per shkak te nje angazhimi kaq te madh. Cfare e ka gezuar me shume Sali Berishen nga arritjet e tija politike gjate ketyre 20 viteve
Ka pasur arritje te cilat nuk jane nje por jane disa. Pluralizmi ka qene nje arritje qe e ka gezuar nje nga arritjet me emocionantet qe e kemi perjetuar ndoshta edhe familjarisht shume me teper ka qene pavaresia e Kosoves hyrja ne NATO deshira e madhe per ne BE liberalizimi i vizave MSA-ja po ato qe permenda pak me lart per veten time.
Zoti Berisha ka lene te kuptohet publikisht disa here qe vetem zoti mund ta largoje nga politika ne kuptimin qe jeta e tij tashme dhe destimi i tij ne jete eshte politika deri ne fund. Madje ka thene edhe qe 30 vite te tjera do te jete ne politike. A keni ju nje deshire qe ne nje moment te caktuar qe pasi te arrije ndoshta edhe endrrat e tij me te medha ne politike te thuhet stop dhe ju te vazhdoni jeten tuaj jashte politikes gjithsesi me te gjithe ato arritje dhe mosarritje
Politika eshte nje mision dhe pasion per Sali Berishen. Kete pyetje nuk ia bej vetes sime keshtu qe atij nuk ia bej kurre. Politika eshte nje mision dhe pasion i tij nuk mund te mendosh qe ti heqesh Berishes misionin dhe pasionin e tij e mbeshtes ne te gjitha mendimet dhe veprimet e tij.
Ju e keni mbeshtetur ne te gjitha zgjidhjet e veshtira qe i duhet nje bashkeshorti te marre ne jete. Per shembull nderrimi i profesionit nga mjek ne politikan apo edhe ne kete vendim per te vazhduar deri ne fund qenien e tij ne politike
Ne diskutojme cdo problem familjar cdo shqetesim familjar por edhe shqetesime te tjera ndahen se bashku. Sigurisht qe e kam mbeshtetur ne te gjitha vendimet qe ai ka marre ne politike ne profesion kemi pasur rruge te perbashket dhe kemi qene mbeshtetje e njeri-tjetrit.
Thuhet qe shpesh qe politikanet qe pervec keshilltareve qe pervec stafeve te tyre per shkak edhe se jane qenie familjare konsultohen edhe me familjaret e tyre kjo eshte krejt normale.
Gjate fushatave elektorale une kam pasur tju takoj neper Shqiperi ku ju keni qene bashke me kryeministrin bashke me zotin Berisha. E ndiqni gjithmone ne fushate elektorale apo ndodh qe e ndiqni edhe nga ekranet e medieve nga televizoret nga gazetat
E kam ndjekur ne pothuajse ne te gjitha fushatat elektorale mund te them qe jam pjese e cdo fushate elektorale. Une bej pjese aktive ne fushaten elektorale. Ne te gjitha fushatat elektorale kam qene prezente dhe fushates elektorale.
Duhet te jeni me prezente sepse politikani Berisha ne kete periudhe eshte edhe me shume i angazhuar dhe me i stresuar ka me shume nevoje per kujdes. Keni bere publike keshtu nje element qe ju nuk jeni shprehur dhe gjithmone e kam menduar qe nje pjese e suksesit ka qene edhe prania juaj prane Kryeministrit
Nuk mund te them qe pjese e suksesit ne fushate ka qene Liri Berisha por ka qene pjese e fushates elektorale.
Do te doja te kaloja ne nje pjese tjeter. Sa rendesi i kushtoni pamjes suaj te jashtme
Eshte shume e rendesishme per nje grua te kete nje luk te pranueshem perpara vetes perpara familjes perpara shoqerise eshte mjaft e rendesishme qe lukun ta paraqese brenda nje kornize sa mire. Por duke u bere person publik mendoj qe perkujdesja shtohet akoma edhe me teper. Per sa i perket veshjes ne kemi qene ai brez qe nuk kemi pasur veshje firmato apo bizhu kemi qene brezi qe kemi deshiruar por qe nuk i kemi pasur. Megjithate ne veshjen time kam krijuar stilin tim vishem me ate qe me pelqen dhe me shkon mundohem te jem e pranueshme per te gjitha shtresat shoqerore qe ka vendi. Pasi e di qe ne veshjen time duke qene nje njeri publik nuk jam vetem me vetem Liri Berisha por perfaqesoj te gjitha keto shtresa qe shoqeria ka.
Duke u kujdesur per lukun tuaj thate qe keni nje stil tuajin ai vihet re lehtesisht tek pjesa zyrtare te pakten qe eshte stili klasik. Keni nje ndarje gjate kohes qe jeni ne publik dhe ne angazhimet publike me veshjen jashte angazhimeve publike ne fundjave
Sigurisht qe ne momente te vecanta duhen veshje te vecanta. Jo vetem pushimi aktiviteti jashte politikes por edhe takimet jashte te kerkojne nje paraqitje krejt tjeter. Mundohem te jem e kujdesshme ne kete drejtim te jem sa me korrekte dhe sa me brenda kornizes.
A ka qene nje moment i vecante ku realisht mund te jeni shqetesuar per te qene ne lartesine e duhur per ta perfaqesuar Shqiperine nepermjet te qenit gruaja e kryeministrit te ketij vendi ne nje takim te vecante me zonjen Bush ose me dike tjeter. Kujtoni dicka te tille
Nuk mund te them ne takime me keto zonjat. Por ne fillimet e para kur Saliu ishte President dhe Shqiperia doli nga nje varferi sigurisht qe me shqetesonte menyra e zgjedhjes te veshjes sime kur dilja jashte. Por nuk them se me ka shqetesuar shume sepse gjithmone brenda nje kuadri jam munduar te paraqitem sa me thjeshte dhe sa me pranueshem. Nuk me ka shqetesuar shume problemi i firmatos ai eshte i domosdoshem ne disa raste.
Kam degjuar komente te tilla qofte edhe nga bashkeshortja ime qe cfare firme do te jete kjo cfare parfumi perdor zonja Berisha ose kepucet sic kane qejf grate deri tek detajet e imta. Keni ju firma te vecanta
Sigurisht qe me pelqejne firmatot por nuk them se ne garderoben time kam shume te tilla. Pasi edhe daljet e mia publike jane te shpeshta. Une mundohem te marr ate qe me pelqen edhe ato qe me shkojne. Per sa i perket parfumit nuk me pelqen ta ndryshoj. Bizhute jane ato qe me pelqejne por shpeshhere e shoh veten time jashte shtepise pa bizhu i harroj ti ve si rezultat ndoshta i refleksit te asaj kohe ne rini kur donim ti kishim dhe smund ti kishim. Tregoj kujdes per lukun nuk bej ndonje grim te vecante.
Keni ndonje stilist te vecante ndonje linje
Jo mjafton te me pelqeje dhe te jete ne shijen time.
Sa e veshtire ose e lehte eshte te jesh gruaja e Kryeministrit te Shqiperise
Thashe eshte nje status qe te jep nje fare pergjegjesie duhet te jesh i angazhuar ne aktivitetet protokollare. Duhet te menaxhosh mire me kohen duhet te jesh e kujdesshme nuk e ke ate lirine ke nje privim te lirise pavaresisht se thua se jam e lire. Por te qenurit nje person publik me ka ndihmuar per te zgjidhur edhe shume probleme te cilat une kam dashur ti zgjidh lidhur me fondacionin lidhur me problemet e femijeve ne nevoje.
Pluralizmi eshte rotacion mund te jeni gruaja e kryeministrit sot mund te jeni gruaja e opozites neser do ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe a mendoni se mbeshtetja juaj do te jete e njejte per fondacionin tuaj
Angazhimi do te jete i njejte gjithmone do te perpiqem te bej cfare te kem mundesi per femijet ne nevoje. Une mund te them qe mbeshtetesit kryesore kane qene biznesi. Biznesi ka qene nje mbeshtetje mjaft e madhe per realizimin shume e shume problemeve te femijeve ne nevoje.
Si bashkeshortja e kryeministrit te Shqiperise si nje nene si nje grua edhe si mjeke pediatre a keni ju nje keshille per vajzat e reja per nenat e reja
Do te thosha qe jeta eshte e larmishme ka te mirat dhe veshtiresite e saj. Keshilla qe do te jepja ne kete rast eshte qe perpara veshtiresive te mos rrezohen te mos humbasin. Veshtiresi kalojne te gjithe njerezit nuk jane vetem dhe pas cdo veshtiresie do te ndihen me te forta dhe me te fuqishme per ta perballuar dhe per te ecur perpara. Si nene dhe pediatre keshilla ndoshta do te ishte ne drejtim te familjes. Duhet ti kuptojme mire femijet tane ne moshat qe ata kane ne shoqerine qe ata jetojne duhet te mbeshteten shume dhe te besojne shume tek familja pasi po te bejne nje gje te tille do te jene me te qeta me te forta do te kene me pak lot do te jene me te suksesshme si nena dhe si gra. Si pediatre ndoshta keshilla qe do te jepja do te ishte per nenat e reja me shume. Te jene shume me te vemendshme per cdo ndryshim jo te zakonte qe japin femijet shume te vemendshme ne drejtim te zhvillimit psikomotorr te femijes dhe jo kaq shume ne drejtim te ushqyerjes me zor apo te perqendrimit te vemendjes tek ushqyerja e femijes. Te dyja duhet te shkojne paralel dhe jo te zhvendoset kujdesi i prinderit vetem tek ushqyerja. Ushqyerja dhe zhvillimi psikomotorr duhet te lidhen bashke. Cdo nene duhet te jete teper e vemendshme qe shikon tek femija.
Zonja Berisha meqenese jemi tek pjesa e keshillave kush do te ishte nje e tille per grate e politikaneve te rinj
Per keto zonja mendoj tu drejtohem qe te mbeshtesin patjeter bashkeshortet e tyre ne punen qe ata kane nisur te mbajne sa me larg femijeve dhe familjes emocionet politike.
14 Prill 2010