Njera nuk shmang ndeshjen "play-out"
Partizani do te jete mysafir kete jave ne Elbasan, per ta mbyllur kampionatin nje jave me vone ne kryeqytet. Te kuqte e drejtuar nga trajneri, Shpetim Duro duhet te shenojne nje rezultat pozitiv, me qellim qe t'i shpetojne renies ne nje kategori me poshte. Elbasani rrezikon po ashtu renien ne nje kategori me poshte, cka e ben perballjen mes tyre, mjaft te rendesishme. Ne ndeshjen e kaluar te kuqte triumfuan ne "Ruzhdi Bizhuta", ndaj vendasve. Nen drejtimin e Ramadan Shehut, Elbasani i beson kualiteteve dhe kerkon qe te siguroje qendrimin mes me te mirave, ndonese edhe ky objektiv shihet si nje deshtim per kete ekip. Nga ana tjeter Partizani, pas ndeshjeve te fundit, duhet te pranoje se ne rast humbjeve i bie shorti qe te luaje ne fund nje ndeshje "play-out". Edhe ne rast se te kuqte do te fitojne ndeshjen mbyllese te ketij kampionati ne Tirane, llogarite e cojne tek nje ndeshje direkte, me nje nga ekipet e Kategorise se Pare, per te qendruar serish mes me te mirave. Gjithsesi, Partizani s'ka si e perjashton nje tjeter fitore ne Elbasan, per te lene pas kete te fundit.