Ivanov te mos luaje me raportet nderetnike
Presidenti i ri i Maqedonise, Gjorgje Ivanov, duhet te punoje shume ne ruajtjen e marredhenieve nderetnike ne Maqedoni, por edhe ne ngritjen e marredhenieve me vendet fqinje, e ne vecanti me Kosoven, presidenti i se ciles nuk ishte ftuar ne inaugurimin e tij. Jeton Shasivari, analist politik, thote se mungesa e opozites shqiptare ne seancen e inaugurimit te Ivanovit, nenkupton me shume pergjegjesi per presidentin e ri. "Mbi bazen e ketyre rrethanave mund te konstatohet se ne te ardhmen e afert nje veprim i tille do te kete reflektim negativ ne dialogun politik dhe nderetnik mes dy komuniteteve me te medha, mes atij shqiptar dhe maqedonas, dhe aq me teper nese kihet parasysh se Maqedonia, koheve te fundit, ka filluar procesin e normalizimit te raporteve me Serbine", - thote Shasivari. Kurse shton: "Maqedonia gjithashtu ka raport neutral ndaj procesit gjyqesor qe zhvillohet ne Hage rreth pavaresise se Kosoves dhe mendoj se kjo shenon nje kthim prapa ne procesin per te cilin te gjithe ne Maqedoni dhe rajon menduan se filloi per se mbari, por tani shihet se prioritet strategjik per Maqedonine ne rajon eshte Serbia dhe interesat e saj".
Ndersa, njohesi tjeter i zhvillimeve politike, Naser Zyberi, thote se ne ruajtjen e marredhenieve nderetnike ne vend, rol te padiskutueshem ka edhe qasja e institucioneve shteterore, perfshire edhe presidentin Ivanov ndaj raporteve me fqinjet. Ai, - thote Zyberi, duhet te jete real dhe t'i kuptoje rrethanat e reja, se Kosova tashme eshte shtet i pavarur dhe se cdo anashkalim qe mund t'u behet institucioneve te atjeshme, reflektohet edhe ne raportet nderetnike brenda ne Maqedoni. "Maqedonia, ne fakt, asnjehere nuk ka pasur politike reale... ajo gjithmone ka pasur marredhenie asimetrike me fqinjet e saj. Mosftesa per presidentin e Kosoves ne inaugurimin e presidentit Ivanov eshte vetem nje vazhdimesi e nje politike, e cila ka raporte te ngushta me Serbine dhe Bullgarine, kurse me Kosoven, Shqiperine dhe fqinjet e tjere ka raporte shume te distancuara", deklaroi Zyberi.
Nga ana tjeter, Avzi Mustafa, profesor universitar, thote se vazhdimi i kesaj politike mund t'i sjelle vetem probleme Maqedonise, e cila edhe ashtu ka probleme shume te medha me fqinjin e saj jugor, Greqine. Shkupi, sipas z. Mustafa, eshte koha qe te punoje per forcimin e raporteve me fqinjet e tij, pasi, ne te kunderten, do te pesoje vete. "Mbetem perseri me shprese se marredheniet dypaleshe mes Maqedonise dhe Kosoves do te rregullohen, ashtu sic ka hije ne te miren e te dy popujve dhe per faktin se nje numer i madh apo nje e treta e popullates se Maqedonise jane shqiptare, dhe kjo duhet te jete ajo qe do t'i avanconte marredheniet mes dy shteteve", pohoi Mustafa.
Ne seancen e inaugurimit te Ivanonit ishin te pranishem dy presidente te shteteve fqinje te Maqedonise, presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, dhe ai i Serbise, Boris Tadic; munguan presidentet e Greqise dhe Bullgarise, ndersa nuk ishte ftuar presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Mungesa e ketij te fundit shkaktoi kritika te shumta nga partite opozitare shqiptare dhe organizatat joqeveritare.
RFE