E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikonin 10 matjane, pranga dy shofereve

Korce- Trafikonin 10 matjane drejt Greqise kundrejt pageses 1 mije euro per person, por zbulohen nga agjentet prane kufirit shqiptaro-grek. Burime zyrtare te Policise se Korces bene me dije se ndaluan ne flagrance diten e djeshme, te dyshuarit Ilir Karapanxha dhe Konstandin Riza, ne hyrje te qytetit te Bilishtit. Me mjetet e tyre, dy te arrestuarit po transportonin drejt fshatit kufitar Miras, dhjete emigrante nga rrethi i Matit. Te marre ne pyetje klandestinet kane pranuar se kishin kontaktuar me dy transportuesit ne qytetin e Korces dhe kundrejt shumes nga 800 deri ne 1000 euro, do te kalonin kufirin shqiptaro-grek. Nga hetimet paraprake rezulton se klandestinet do te dergoheshin ne fshatin Miras dhe me nje udherrefyes do kalonin ne kembe kufirin per ne Greqi. Burime te policise bejne te ditur se jane sekuestruar edhe mjetet qe benin transportimin, dy autovetura me targa KO 0249 A dhe KO 3604 B, ne pronesi te Karapanxhes dhe Rizes. Grupi hetimor po heton per nje rrjet me te gjere te ketij trafiku. Jane marre kontaktet edhe me komisariatin e policise se Burrelit, per te mesuar organizatorin e ketij trafiku. Vetem disa kohe me pare, policia ka arrestuar edhe pese persona nga qyteti i Korces, te cilet organizonin trafikun e klandestineve per ne shtetin fqinj.

D. Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›