E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, nje barazim i heq titullin

Aranit Muraci

Rivaliteti mes Tiranes dhe Vllaznise pritet te zgjidhet dy jave me vone, ne nje ndeshje finale qe do te luhet ne kryeqytet. Tirana pritet te dergoje nje shkrese ne FSHF, qe kete ndeshje ta gjykoje nje emer i huaj. Fakti se po behen llogarite me gjyqtar te huaj, ende pa u mbyllur java e parafundit, do te thote se finalja qe do te percaktoje fituesin e gares eshte e pranueshme nga te dyja ekipet pretendente. Tirana do te perballet kete jave me Dinamon dhe duhet te mos gaboje, para ndeshjes finale me Vllaznine, qe do te luhet ne kryeqytet. Blute kryeqytetas jane ekipi i vetem i pamotivuar ne 180 minutat e fundit te kampionatit. Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca pranoi se Dinamo e ka siguruar pjesemarrjen ne UEFA, por kjo nuk do te thote se ndeshjet e mbetura jane thjesht miqesore. "Dinamo tregoi ne Shkoder se eshte nje ekip qe di te respektoje lojen e ndershme," - theksoi Muca. "Objektivi yne eshte arritur, me kualifikimin ne UEFA. Tani mendojme te paraqitemi mire dhe te arrijme rezultate sa me te mira. Nuk kane rendesi kundershtaret. Shohim punen tone dhe i bejme llogarite per ne Evrope", -thote Muca. Agustin Kola eshte larguar me polemika te shumta nga pankina e Tiranes, pas humbjes se finales se kupes. I vetmi synim per dyshen e trajnereve, Tafaj-Bencivenga eshte qe ekipi i tyre te fitoje dy ndeshjet e mbetura dhe te shpallet kampione vendi. "Tirana duhet te fitoje ndeshjet e mbetura", -thekson Tafaj -kemi dy pengesa te veshtira, pasi do te luajme perballe ekipeve me te forta te kampionatit. Por Tirana besoj se i ka kualitetet qe te fitoje keto ndeshje dhe shpresojme te dalim kampione". Bardheblute do te luajne ndaj kampioneve ne fuqi, Dinamos, qe nje jave me vone do te dorezoje zyrtarisht kuroren, pas ndeshjes finale mes dy kryesuesve. Vllaznia kryeson me nje pike me teper dhe do te kerkoje qofte edhe nje barazim, si avantazhin e madh qe ka karshi kryeqytetasve, per te fituar trofeun.

Gjykimi

Ndeshja finale, qe do te luhet me 23 maj ne "Qemal Stafa", ku do te kurorezohet me titullin kampion, Tirana ose Vllaznia, do te gjykohet nga nje emer i huaj. Tirana e ka gati kerkesen dhe do ta depozitoje prane FSHF-se, pas ndeshjes se parafundit te kampionatit. Tirana do te luaje kete jave me Dinamon dhe Vllaznia do te prese ne Shkoder Lushnjen, fitoret e te cilave, shihen si alternativa te vetme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›