Njëra u nda, tjetra po martohet

Jamie Lynn Spears, motra e vogël e këngëtares Britney Spears besohet se do të martohet së shpejti. 21 vjeçarja është në lidhje me të dashurin e saj Jamie Watson që nga viti 2010.
Duket se gjërat kanë shkuar mirë për të dhe biznismenin pasi që ata kanë planifikuar martesën.
“Do të jetë e mrekullueshme”, ka konfirmuar një burim i afërt me qiftin.
Në të kaluarën Jamie Lynn ishte e fejuar me Casey Aldridge dhe ka një vajzë të vogël 4 vjeçare. Por gjërat nuk janë kaq të mira për motrën e saj 31 vjeçare. Britney së fundmi i dha fund fejesës së saj me Jason Trawick. /Indeksonline/