"Njerez te humbur" fillon suksesshem vitin 2010
"Njerez te Humbur" sapo celi puntaten e pare, te sezonit te ri televiziv per vitin 2010. Ne nje transmetim te drejtperdrejte, drejtuesja e emisionit Aida Shtino se bashku me stafin e gazetareve te saj, prezantuan fakte dhe te reja per histori te lena pezull pergjate vitit qe sapo kaluam. Por ne emisionin investigativ u percollen per publikun e gjere edhe histori te padegjuara ndonjehere, te fshehura ne thellesine e kohes. Pergjate kater ore transmetimi, ne studio mberriten telefonata jo vetem nga shqiptare brenda Shqiperise, por edhe nga bashkatdhetaret tane qe jetojne jashte vendit, duke ndihmuar ne kerkim te gjetjes se personave te humbur. Por emisioni i se premtes mbrema solli edhe surpriza dhe plot emocione ne studio.
GRETA TUDA
Vajza durrsake, e gjetura e pare e vitit 2010
Nje rast urgjent u prezantua ne minutat e para te transmetimit. Kesaj here, per nje vajze nga qyteti i Durresit e humbur qe prej 25 gushtit te vitit 2009. Greta Tuda, u largua nga shtepia e saj ne qershor te viti 2009 dhe nga ajo dite ajo nuk u kthye asnjehere ne shtepi. Prinderit e saj nisen te kerkonin vajzen e tyre 16 vjecare, por nuk moren vesh se ku ndodhej vajza e tyre. Historia e vajzes durrsake u denoncua ne redaksine e emisionit "Njerez te Humbur" dhe kerkimet per te nisen ne menyre intensive. Publikimi I saj ne emision solli telefonatat e para, per nje destinacion te mundshem te vajzes ne kryeqytet. Pas verifikimesh te njepasnjeshme te kryera ne kohe reale, stafi I gazetareve arriti te binte ne gjurme te Greta Tudes. Edhe pse historia morri zhvillim mjaft te madh pergjate transmetimit, ne emision mberriti nje telefonate nga vajza 16 vjecare, nga qyteti i Durresit. Emocione direkte u percollen nga studioja e emisionit. Me ne fund Greta Tuda u largua nga familja e madhe e personave te humbur, per tu bashkuar me familjen e saj.
ARJAN BULKU
Zhdukja e cuditshme e babait te tre femijeve
Emisioni vazhdoi transmetimin, per te kaluar kesaj here ne kerkimin e nje 40- vjecari nga Tirana, Arjan Bulku te humbur pak jave me pare. Babai I tre femijeve u largua mengjesin e 27 dhjetorit te vitit 2009 me makinen e tij dhe nuk u kthye me. Te shqetesuar nga vonesa e kthimit ne shtepi, familja e Arjanit filloi ta kerkonte menjehere tek te afermit dhe personat e njohur te Arjanit, por nuk munden te zbulonin asgje rreth zhdukjes se mistershme te Arjan Bulkut. Ne studion e emisionit "Njerez te Humbur", ishte vellai i 40-vjecarit nga Tirana i cili i drejtoi thirrjen per tu kthyer sa me shpejt prane familjes. Ishin te shumta telefonatat qe mberriten nga persona qe dhane informacione te rendesishme per fatin e Arjan Bulkut. Shume prej tyre telefonin per te thene se babai i tre femijeve ndodhet ne Tirane, por verifikimet do te kryen gjate diteve ne vazhdim nga stafi i gazetareve, per te zbuluar te verteten e zhdukjes misterioze te Arjan Bulkut.
RIZA KOCIRAJ
Nje largim misterioz, pas mberritjes nga Italia
Riza Kociraj, ishte personi tjeter i humbur ne te njejten dite me Arjan Bulkun. I riu vlonjat, ishte nisur nga Italia per te mberritur ne Shqiperi ne 26 dhjetor te vitit 2009. Nderkohe, nje dite me pas ai u zhduk ne rrethana misterioze nga qyteti i Vlores, ku e kishin pare edhe personat e fundit me te cilet kishte biseduar. Ne studion e emisionit ndodhej vellai i tij, Klodian Kociraj i cili kishte ardhur nga Italia, per te kerkuar vellane e tij 28 vjecar. Kerkimet nga gazetaret e emisionit u fokusuan brenda territorit shqiptar. Shume persona telefonuan per te na treguar se Rizai vazhdonte te ndodhej ne jug te Shqiperise. Informacionet pohonin ekzistencen e tij ne disa qytete kryesore ne jug, pas dates 27 dhjetor 2009 kur Rizai humbi kontaktin e fundit. Historia e tij morri zhvillim te madh pergjate gjithe transmetimit dhe ne javet ne vazhdim do te percillen te rejat me te fundit, qe do te verifikohen nga gazetaret e emisionit investigativ.
FATMIR SHENI
A u mor nga Sigurimi i Shtetit, 23 vite me pare?
Rrjedha e emisionit vazhdoi, dhe informacione te shumta erdhen ne studio nga shume teleshikues ne ndihme te gjetjes se personave te humbur. Ne pjesen e fundit te emisionit, u rrefye nje histori e cila na coi shume vite prapa. Ne vitin 1987, Fatmir Sheni nga qyteti i Durresit u denua me pushkatim nga Gjykata e Larte Ushtarake. Ekzekutimi u krye ne 12 tetor te vitit 1987, por familja e tij nuk morri vesh asnjehere se ku prehej trupi i djalit te tyre. Por sot ata dyshojne se Fatmiri mund te jete gjalle dhe mund te jete pjese e strukturave te sigurimit te shtetit. Te dhenat me te fundit per te vijne per vitin 2006, ku mendohet se Fatmiri mund te jete pare. Ne studio ndodheshin dy motrat e tij, te cilat me lot ne sy kujtonin edhe nje here ato vite te kaluara kur vellai i tyre ndodhej ne gjirin familjar. Thirrja kesaj here erdhi nga studioja per vete Fatmirin per t'u kthyer dhe per te takuar motrat e tij, qe e presin me mall.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com