PS: Do te hyjme dhe nuk do hyjme ne Parlament

Partia Socialiste u shfaq dje me dy qendrime te ndryshme, per sa i perket ndaljes se bojkotit parlamentar, pas paralajmerimit nga kryetarja e Kuvendit se shansi i fundit eshte me 4 mars. Vetem dy net me pare, ne emisionin "Top Story" ne "Top Channel", deputeti socialist i Qarkut te Shkodres, Ilir Beqja, deklaroi se ne nje seance te vecante parlamentare per Shkodren, deputetet socialiste do te futen ne Parlament. "E kemi deklaruar edhe ne fund te dhjetorit, se per ceshtje te sigurise kombetare ne jemi gati te futemi ne Parlament. Ne nje seance te jashtezakonshme per situaten ne Shkoder, ne do te jemi prezente", u shpreh Beqja ne kete emision. Nderkohe qe vetem nje dite me pas ka qene deputetja e selise roze Eglantina Gjermeni, ajo qe tha se vemendja maksimale duhet perqendruar tek permbytjet dhe se grupi kuvendor socialiste, nuk ndryshon vendimin nga bojkoti. "Vetem nese ka nje seance te jashtezakonshme per situaten e permbytjeve. Vendimi duhet te jete institucional edhe politik i gjithe grupit parlamentar te Partise Socialiste, tha deputetja socialiste Gjermeni. Por, menjehere pas deklarates se Topallit, ka qene deputeti socialist Tahiri, ai qe eshte shprehur se asaj duhet t'i vije turp qe perdor postin, per te bere diversion duke vazhduar gjahun e Sali Berishes per te joshur apo bere presion mbi deputetet socialiste. "Opozita nuk hyn ne Parlament, nese nuk hapen kutite. Mandati i Berishes eshte ilegjitim dhe ai do te digjet e jo mandatet e deputeteve socialiste qe kerkojne transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit", tha prere Tahiri. Ndersa Rama i ka vendosur vulen. Keshtu, Partia Socialiste nuk do te hyje ne Parlament as per kete sesion. Te pakten derisa qeveria te plotesoje kushtin e saj, hapjen e kutive te votimit dhe hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, beri te qarte dje se deputetet socialiste, nuk do te jene pjese e ketij parlamenti qe nuk ka kuraje te hetoje zgjedhjet. "Ai qe shpif dhe vijon te mashtroje kunder Partise Socialiste, ta kete te qarte, se PS nuk e ndryshon qendrimin e saj te prere dhe te qarte per te mos u bere fasade e nje parlamenti qe nuk ka kuraje te hetoje zgjedhjet nga ka dale, duke hapur kutite e votimit", iu pergjigj Rama letres zyrtare te kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ndaj deputeteve socialiste qe te rikthehen ne Parlament, ne te kundert do te humbasin mandatin ne baze te Kushtetutes. Madje kreu i PS-se, kercenoi direkt qeverine se ka ne dore prova te pakundershtueshme, te cilat nxjerrin teresisht se fajesia e permbytjeve ne Shkoder, eshte e ekzekutivit. Prova qe Rama theksoi se do t'i beje publike gjate mbledhjes se Asamblese se PS-se diten e diel, pikerisht ne oren 10:30 te paradites. "Ne kemi ne dore provat, se cfare bete ju ne Shkoder me vetedije te plote, me sy mbyllur per veprimtarine e organizuar kriminale per te shkaterruar dhe per t'i bere nje dhurate zymte banoreve te zones. Kemi edhe provat edhe per ate qe nuk bete, per te ndaluar fatkeqesine", tha Rama. Ai theksoi se ndryshe nga Kryeministri Sali Berisha, qe sipas tij tund letra kot per prova, PS fton te gjithe shqiptaret, te shohin nga afer provat e fajesise se qeverise dhe te KESH te dielen gjate mbledhjes se asamblese. "35 milione dollare humben ne ato zona, nga pushteti i korruptuar i Sali Berishes, qe genjeu shqiptaret per shifrat, digat dhe permbytjet. Nuk i bindni dot te gjithe te marrin pjese ne falsifikimin e tmerrshem qe po beni, per t'u dukur nje fatkeqesi natyrore. Njeri iu doli nga rreshti, nje nga ata qe nuk duan te perfundojne ne prokurori e gjykata", paralajmeroi Rama.