E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban kërkon bashkëpunim mes Serbisë dhe Kosovës

“Kërkoj fleksibilitet në vazhdimin e përcaktimit të metodës së veprimit kur flitet për pjesëmarrjen e Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar dhe forumet që janë esenciale për zhvillimin ekonomik dhe demokratik dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, thotë Ban në raportin e fundit për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Raporti i fundit tregon përmirësim në marrëdhëniet e UNMIK-ut me autoritetet kosovare pasi më parë ishin tejet të kufizuara me të dërguarin e posaçëm Lamberto Zanier. Po ashtu, raporti thotë se situata e përgjithshme e sigurisë është relativisht e qetë por e brishtë.

UNMIK-u mbetet i angazhuar për të ndihmuar të gjitha palët për të gjetur zgjidhje praktike për çështjet e interesit të përbashkët, thuhet në raport. Pavarësisht bashkëpunimit me të gjitha palët, arrija e marrëveshjes ka qenë e vështirë në fusha si, drejtësia, doganat dhe trashëgimia kulturore, thuhet në raport.

Raporti citon rënien e tensioneve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në komunitetin verior Kroi i Vitakut, por thekson se situata në veri mbetet e brishtë. Raporti thotë se incidentet ndëretnike vazhdojnë të ndodhin në Mitrovicë.

Në raport thuhet se qëllimi strategjik i UNMIK-ut mbetet nxitja e sigurisë, stabilitetit dhe respekti për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe rajon. /VoA/                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›