E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njerez te humbur", misioni i gjetur

Padyshim qe eshte emisioni me audience me te larte familjare ne Shqiperi. "Njerez te humbur" mund te konsiderohet si mision i gjetur, pasi ben te mundur shuarjen e ankthit per shume familje shqiptare, te perballura me dukurine e frikshme te ndarjes se veshur plot mistere.

Mbremjen e se premtes deri ne oret e para te dites se djeshme, programi maratone "Njerez te humbur", solli per teleshikuesit e televizionit Klan nje tjeter takim te percjelle me perlotje malli, dhe perqafimesh te munguara. Ne kete takim te perjavshem nuk mungoi as gjetja e radhes.

Bashkohen moter e vella

Pas 17 vitesh perpjekje te dykaheshme, Zoi Ferraj arriti te degjonte zerin e se motres, Fatmira. E adoptuar nga nje cift amerikanesh ne vitin 1991, Zoi kishte krijuar nje identitet te ri. Duke harruar keshtu plotesisht te verteten e jetes se saj. Kerkimet e stafit te emisionit te mirenjohur qe drejtohet nga Aida Shtino, sollen diten e djeshme nje lidhje telefonike midis Tiranes dhe Nigerise se larget. Nje lidhje e cila solli zerin e Fatmires ne studion e "Njerez te Humbur", duke bashkuar moter e vella pas kaq shume kohesh te pashpresa.

Raste te tjera

Nje tjeter rast jashte te zakonshmes, qe u trajtua ne maratonen e mbremjes se te premtes dhe oreve te para te se shtunes, ishte ai i njeriu te madh te krahinave shqiptare. Ukshin Hoti, nje kolos i mendimit politik mbareshqiptar. I zhdukur me 16 maj te vitit 1999 nga burgu i Dubraves, ai ka lene pas vetem hamendesime.

Rast tjeter i trajtuar ne maratonen "Njerez te humbur", ishte ai i Alban Arifit. Padyshim, shembelltyra e qindrave djemve shqiptare qe ne gjurmim te endrrave te tyre provuan jeten e emigrantit. Arifi, mbetet rast i trasheguar qe nga fillesat e emisionit "Njerez te humbur", ende i mbetur ende pa pergjigje. E megjithate, kete here shikuesit ndihmuan me shume me telefonatat e tyre duke lokalizuar gjithmone e me shume vendndodhjen e Albanit, ne kryeqytetin grek.

E formezuar si nje legjende urbane, historia e zhdukjes se Klodian Kaptellit per te disaten jave ne vazhdim pati vemendjen maksimale. Telefonatat dhe kerkimet e kryera ripohuan si piste kryesore, pisten angleze. Bashkepunetoret e emisionit te tv Klan ne Londer, po vazhdojne kerkimet serioze dhe te thelluara per zbardhjen e nje historie pa te dyte, si ajo e Klodianit.

Sepse stafi i gjere i "Njerez te humbur" po perpiqet t'i jape zgjidhje rastit te Klodianit, sikunder dhe atij te Albanit, Ukshinit, Altinit, Besnikut, Julianes...

Kthim pas vitesh

Nje interes te vecante ne emisionin "Njerez te humbur" u eshte kushtuar edhe historive te viteve perpara '90-es. Gjithsecila ngjarje e asaj periudhe, sjell ne vemendjen e teleshikuesve nje pjese te historise se dhimbshme te izolimit 50 vjecar te Shqiperise nen sundimin komunist. Keto histori sherbejne si nje mesim per brezin e ri i cili nuk e ka jetuar ate kohe por dhe per te percjelle nje mesazh gjitheperfshires, se ndjenjat humane nuk mund te shuhen nga pluhuri i kohes...

Rrethanat ne te cilat jane ndare individet apo familjet e ndryshme ne shumicen e rasteve jane te justifikueshme nga situatat e krijuara ne kohen e humbjes se kontakteve. Ne jo pak raste shqiptare te ndryshem jane detyruar te lene atdheun, familjen e miqte per te jetuar te lire ne shtetet perendimore. Ne ate kohe kjo linte nje shije te hidhur dhe nje tymnaje te madhe prapa pasi familje te tera internoheshin e shtypeshin ne menyra cnjerezore. Per kete arsye familjet e te afermit ndaheshin ne shtete te ndryshme pa pasur mundesi te komunikojne per vite te tera ose kurre...

Motoja e kesaj rubrike eshte marre pikerisht nga theniet e mencura popullore qe thone "Gjaku nuk behet kurre uje" ose "Amanetin nuk e tret as dheu".

Sado vite te kene kaluar, do te vije nje dite qe njerezit te takohen perseri mes tyre dhe ne shume raste keto emocione te jashtezakonshme jane percjelle drejtperdrejt per teleshikuesit e emisionit "Njerez te humbur".

Ironia e Fatit

"Cdo njeri deshiron nje identitet", - kjo eshte motoja e rubrikes "Ironia e Fatit". Ne kete rubrike te vecante ne te cilen individe te ndryshem vijne ne studio dhe kerkojne prinderit e tyre biologjike te cilet per ironi te fatit nuk jane prane njeri - tjetrit. Ata jane kryesisht femije te lindur nga marredhenie jashte martesore, te braktisur per shkak te kushteve te veshtira ekonomike ose te divorceve mes cifteve. Te rritur mes paragjykimeve dhe opinioneve vrastare shume prinder jane detyruar te braktisin vite me pare femijet e tyre duke kujtuar se gjerat do te rregulloheshin disi. Por ndersa vitet kalojne, gjerat ndryshojne dhe e vetmja gje e cila kerkon shpjegim eshte pyetja "nga kam ardhur, cili eshte identiteti im, rrenjet e mia".

Kete pergjigje perpiqen te gjejne te gjithe ata femije qe i drejtohen emisionit "Njerez te humbur" per te kerkuar prinderit e tyre qe i kane sjelle ne jete. Duke bere kete gje ata thyejne tabute, zgjojne ndjenjat humane jo vetem te vetja e tyre por edhe e nje publiku te gjere prej miliona personash duke u percjelle mesazhin se ndjenjat humane nuk mund te bien prè e paragjykimeve por i tejkalojne ato. Me nje guxim akoma me te madh, ne emisionin "Njerez te humbur" drejtohen edhe prinderit te cilet i kane braktisur femijet e tyre para shume vitesh dhe vijne per t'u rilidhur serish. Me lutje ne zemer qe femijet e tyre t'i falin e mirekuptojne ata arrijne shpesh qe te percjellin emocione te forta ne studion e "Njerez te humbur" teksa mbajne ne duar krijesen e tyre te para shume viteve...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›