Meta: Zgjedhjet, nje puc PD-PS

Paralajmerime te forta nga ana e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, teksa eshte shprehur se pershkallezimi i protestes do te arrije deri te greva e urise. Ai shtoi kete fundjave dozen e akuzave ndaj PS dhe PD per reformen zgjedhore, duke e cilesuar ate nje puc te ketyre dy partive te vjetra, sipas tij. Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Kombetar Drejtues, Meta e quajti nje puc te dy partive te medha menyren e administrimit te zgjedhjeve te ardhshme. "Nuk mundet qe nje komb, qe e ka provuar lirine gjate 18 viteve, qe nje te treten e tij dhe pjesen me aktive e ka ne Evrope dhe e ka ne Amerike, te pranoje regjimin e korruptuar te kartelit Rama-Berisha. Cifti Rama-Berisha, jane cifti babezia, qe po vjedhin pronat dhe pasurite e shqiptareve dhe duan te vjedhin edhe voten e tyre ne 2009", deklaroi Meta ne mbledhjen e djeshme. Ne kete mbledhje u diskutuan dhe u vendosen disa masa organizative, per mbeshtetjen e te gjitha veprimeve demokratike qe do te behen ne ditet ne vijim, ne mbrojtje te votes se lire dhe kunder Kodit zgjedhor jo te zgjedhjeve, por te vjedhjeve te votes. Te gjithe anetaret e KDK-se miratuan vendimet e Kryesise se LSI dhe lidershipit te saj, per ndermarrjen e veprimeve radikale dhe demokratike deri ne greven e urise se deputeteve per te garantuar te drejten demokratike te numerimit te votave te shqiptareve, per ti shpetuar ata nga vjedhja barbare qe po pergatitet te behet nga dyshja Rama-Berisha. "Ne rast se kane kurajo dhe moral le ta bejne edhe Qeverine bashke, qe sot dhe le te vine te maten ne zgjedhjet e vitit 2009. Ne nuk i pengojme ta bejne Qeverine bashke, por teater me shqiptaret nuk bejne dot me ata", tha Meta. Ne mbledhjen e djeshme eshte dhene nje mbeshtetje unanime e te gjithe anetareve per veprime demokratike deri ne greven e urise ne mbrojtje te votes se lire, kunder pucit Rama-Berisha per vjedhjen e zgjedhjeve. Ne te njejten linje ka qene dhe zv.kryetari i LSI dhe Kryetar i grupit parlamentar te saj, Pellumb Xhufi, i cili u shpreh ky eshte nje moment shume serioz dhe kritik per demokracine, kur dy partite e vjetra, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kane kryer nje atentat te madh ndaj institucioneve, ne keto gjashte muajt e fundit ne menyre te posacme, dhe tani po pergatiten ti japin dhe goditjen e fundit ne themel, demokracise shqiptare, duke vrare dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme.