Njerëzit e Al Kaedas, përfituesit e vërtetë të luftës civile të Afganistanit
“Panorama”
Fitimtari i vërtetë i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan nuk do të jetë Hamid Karzai (45,9% të votave në gati gjysmën e numëruar deri tani) as rivali i tij Abdullah Abdullah me (33%), mjeku/okulist dhe ish-ministër i mbrojtjes që ka akuzuar njerëzit e presidentit të kenë manipuluar zgjedhjet.
Fitimtari është - sipas opinionistes Hillari Mann Leveret, të Foreign Policy - Mohammed Qasim Fahim, më i gjithëpushtetshmi war-lord afgan, të cilit i bie erë narkotrafiku. Ai është 51 vjeç, është ish-shefi i ruajtjes së sigurisë të komandantit rebel taxhik Massoud, ish-ministër i mbrojtjes në qeverinë e parë afgane, Fahim bashkë me Hekmatyar, një prej ushtarakëve me të përfolur të Afganistanit, janë më të pushtetshmit që kanë dalë palagur nga të gjitha stuhitë e stinëve të vështira që ka kaluar vendi në njëzet vitet e fundit: madje flitet që, në cilësinë e shefit të sigurisë së Massoud, të ketë marrë pjesë në përgatitjet e vrasjes se Luanit të Panshirit, në prag të 11 shtatorit 2001, kur dy vrasës të veshur si gazetarë të Lindjes së Mesme të lidhur me Al Qaeda-n, vranë liderin pashtun.
Dhe është e qartë, që në indiferencën e mëparshme të administratës amerikane, për të mbajtur pushtetin e tij, nuk ka hezituar të bëjë aleanca me xhelatët afganë, talebanë dhe barkos vetëm për qëllime personale.
Siç është ashtu e qartë se edhe në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes të Karzai, Fahim, gjithashtu me etni taxhike, i njeh mirë skutat e sigurisë afgane, si të ishin xhepat e tij, dhe është padyshim i konsideruar nga OJQ-të për të drejtat e njeriut si një nga më të dhunshmit e më pushtetshmit bajraktarë të luftës lokale.
Është po e qartë - nëqoftëse është kështu - ajo e foreign policy të ishte një provokim gazataresk, se ky bajraktar i luftës taxhike që ka pasur edhe postin e zv/presidentit në qeverinë e parë “Karzai” do të gjendej të menazhonte - një situatë anarkie që mund të dalë nga balotazhi i tetorit - me një pushet të padukshëm që do ta bënte de fakto një president-hije të Afganistanit. Njeriu nga të cilët varet, jashtë çdo ligji të vënë nga parlamenti (ku ulen si deputetë, shefa tribush, trafikantë dhe “war-lord”-s afër talebanëve) mbajtja e një qeverie dhe stabilitetit civil në vendit.
Për t’janë thënë se ka bashkëpunuar me qeverinë-kukull të sovjetikëve deri në prag të 1989-s, kur ka vendosur, me një ndryshim të denjë për një oportunist të shkathët, të bëjë aleancë me gjeneral Massoud-in. Por ka në zgjedhjet afgane, një tjetër humbës - ka deklaruar gjenerali McCrhrystal, komandant i forcave të NATO-s në Afganistan. Është presidenti amerikan. Ose më mirë projekti, që ishte i presidentit Bush, të stabilizojë (ose të demokratizojë) Afganistanin.
Sepse, nëse në vendin aziatik fitojnë Fahimët, e nëse - siç ka shkruajtur McChrystal - do të duhen vite që ushtria dhe policia afgane t’ia dalin vetë, e vetmja alternativë që i mbetet koalicioni oksidental është të largojnë çdo hipotezë të një exit strategy e të qëndrojnë të paktën edhe katër vjet të tjera.
Për të përfunduar punën. Dhe për të demonstruar se Enduring freedom pati diçka të mirë edhe në popullsinë vendase.