E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ingridi dhe Tuna në topless, bukuroshet nuk i fshehin hiret

 

Janë të reja, të bukura dhe shumë të suksesshme. Njëra vjen nga Maqedonia dhe ka gjetur një terren shumë të mirë këtu për të performuar repertorin e saj. Ajo është Tuna, një vajzë e cila që në hapat e parë të karrierës ka treguar se di të kurojë çdo detaj në mënyrë që gjithçka më pas të jetë perfekte në këngët dhe klipet e saj. Ndërsa Ingrid Gjoni vjen me një terren të shtruar nga e motra Inisi, kështu që në hapat e saj të parë mbahej mend kollaj si motra e Inisit e më pas si Ingrid Gjoni falë punës së fuqishme që bëri që të jetë ajo motra më Vip e familjes. Ndërkohë të dyja vajzat nuk kanë kursyer hiret e tyre për t’i përshfaqur për publikun që e pëlqen, por këtë rradhë është ndryshe...

Tuna në Kubë bën foto super seksi
Pushimet vendosi t’i bëjë në Kubë dhe krahas zbavitjes dhe relaksit mendoi edhe për disa foto ndryshe nga të tjerat. Kështu ka marrë dhe fotografin me vete dhe ka bërë një set fotografish shumë të nxehta. Nëse deri dje qarkullonin në internet foto të montuara të Tunës në topless, kësaj here ajo ka pozuar me të vërtetë ashtu. Një fustan i lagur pa sutjena poshtë, ka lënë të duken deri në detaje gjinjtë e saj të fryrë duke i bërë këto foto shumë të veçanta dhe të ndryshme nga të tjerat.

Ingrid Gjoni zhvishet për AS
E kemi parë në foto seksi, në klipe seksi, me veshje seksi në koncerte, pube dhe kudo tjetër aq sa kemi menduar se nuk ka mbetur asgjë më për të parë. Por si për të na e kundërshtuar këtë hipotezë, vjen revista prestigjoze AS e cila në kopertinën e saj këtë herë ka Ingrid Gjonin  me disa foto të jashtëzakonshme. Këngëtarja e njohur ka pozuar brenda një pishine ku pjesa e sipërme e bikinit mungon dhe si aksesor janë vetëm një palë rruaza. Një pamje shumë seksi për të shoqëruar lexuesit në stinën e nxehtë të verës.
Duke pozuar kështu me siguri Tuna dhe Ingridi kanë thyer disa tabu pasi deri tani asnjëra nga femrat Vip shqiptare nuk ka guxuar të shkojë më tej se sa një foto me bikini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›