Beteja e qytetërimeve dhe barbaria...
Përplasja midis qytetërimeve disa herë ndodh në situata qesharake - për të mos thënë idiote - si pasojë e arrogancës dhe e injorancës. Një ndodhi e tillë me ndodhi disa ditë me parë, kur gjendesha në jug të Marokut.
Në një rrugë të gushtë e plot lëkura bananesh vjen me një shpejtësi një makinë kabriolet: një makinë sportive, ndoshta në Porsche. Në timon është një djalosh i ri, me kokë të qethur zero, me syze të zeza dhe me një cigare në gojë. Autovetura do t’i ketë kushtuar shumë: sa një dynym tokë, sa qiraja e një princi, ose paga e një jete të terë jashtë vendit? Djaloshi i ri, i krenaruar me makinën e tij, frenon me kryeneçësi afër nesh, dhe i tregon peizazhin një femre të ulur afër tij. Por kjo grua është e veshur këmbekrye me perçe të zezë, me dorashka të zezë dhe me syze po të zeza që mbulonin të gjithë fytyrën.
Një fantazmë, një send i palëvizshëm dhe memece. Më kujton faqet e fundit të “zëra nga Marakeshi” të Elias Canetti, ku flitet për një gjë që lëviz pak, ku nuk kuptohet aspak trupi i saj, as mollëzat e faqeve apo gjë tjetër/por ndoshta mbas asaj fshihet diçka njerëzore.
Djaloshi zbret nga Porsche, ndez një cigare dhe thotë në frëngjisht: “është e bukur toka ime”. Gruaja e sekuestruar në vello të zezë katran bën po me kokë, nuk flet as nuk bën zë. Pa i folur, ai më thotë: “tani u martova dhe do të rinisem me nusen time”.
Por kam një problem me dokumentet:pretendojnë një foto identifikuese me fytyrën jashtë. Janë të çmendur, ja si qëndrojnë punët!”.
Ndërkohë fërkon disa herë dorën mbi parafangon e makinës, si të ledhatonte këmbët e një vajzë të zhveshur nudo. Nga theksi besoj se vjen nga Rif, nga ku kultivohet material e parë e hashashit, pra Kif-i. Para pa djersë dhe arrogancë pa masë. Qendron në timon sikur po niset për në hënë, dhe në të njëjtën kohë trajton gruan e tij si një skllave, sikur të ishte thjeshtë një send:një pako e mbështjellë në aksesorë funeral. Sikur të pritej, del e fol në celular. Në holandisht.
Jeton në Rotterdam, kështu të paktën thotë targa e tij. “Sendi i zi” do ta ndjekë në vendin e emigrimit, ose do t’ia japë prindërve t’ia dërgojnë si një pako poste? Kur ndez motorin e makinës për t’u nisur, bën gjithçka për të na lënë në një mjegull tymi e pluhuri. “Gjëja e zezë” nuk është e pashme.
Nuk kisha më dëshira t’i flisja. Nuk do të shërbente për asgjë. Është një që ka frikë nga gratë. Problemi i tij është intim, që hyn në sheshin e psikoterapisë. Ka frikë se mos gruaja e tij i merret, e dhunuar nga vështrimet, e dëshiruar në ëndrra. Ja pse e survejon, derisa një ditë e varfra do të zgjohet, dhe të marri revanshin e saj. Ka ndodhur dhe herë të tjera.
Ai individ mjafton të ilustrojë të gjitha kontradiksionet e një mentalitetin arkaik që shkon deri në epokën e gurit, por me një këmbë në shekullin e XXI. Është një që përdor mjete të sofistikuara teknologjike, po në të njëjtën kohë trajton gruan e tij si një njësi dhensh.
Situata të tilla janë të denoncuar me forcë të madhe e trimëri nga një grua arabe, një psikologe që jeton në Los Angeles, në një debat me një teolog egjiptian, të transmetuar në një korrik nga Al Jazeera. Kam transkriptuar fjalët e saj, dhe po i citoj disa pasazhe: “Fenomeni që ne po asistojmë nuk është një përplasje qytetërimesh, është kundërvënia midis një mentaliteti mesjetar dhe një mentaliteti të shekullit XXI, midis qytetërimit dhe regresit, midis barbarisë dhe racionalitetit, midis demokracisë dhe diktaturës, midis lirisë dhe represionit. Është një përplasje midis të drejtave të njeriut nga një anë dhe dhunim nga ana tjetër. Një përplasje midis atyre që i trajtojnë gratë si kafshë, dhe atyre që i trajtojnë si njerëz.
Kjo grua flet me qetësi,duke i qëndisur fjalët, dhe thotë të vërtetat e saja një bote ku mbretëron hipokrizia dhe obskurantizmi. Në doni ta dëgjoni apo jo, ekzistojnë faktikisht sot dy botë të ndryshme: bota e lirisë dhe ajo e barbarisë. Bota e atyre që shembën statujat e Budës në Afganistan, të atyre që dërgojnë të rinjtë-kamikazë në vendet publike, të atyre që kërcënojnë paqen në botë duke e mbështetur në Islam, që është i jashtëm kësaj barbarie, të kësaj çmendurie. Siç tha ajo burrneshë grua. “Myslimanët duhen të pyesin çfarë mund të bëjmë për njerëzimin, përpara se të kërkojnë nga njerëzimi respekt!”.
E të thuash që djaloshi i ri, emigrant, i zhdukur nga horizonti me gjithë Porschin e tij të zi bashkë në krah gruan e tij fringo të re të veshur këmbë e krye me të zezë funerali është me besimin se është një mysliman i mirë.
* Titulli i shkrimit në origjinal në të përjavshmen “Express” është “Kur fiton barbaria”.
Tahar Ben Jelloun është një shkrimtar maroken, i angazhuar në “luftën” kundër racizmit. Në shkrimet dhe romanet e veta, ai sjell legjenda, mite e rite të Magrebit afrikan
(Përgatiti: Lavdrim Lita)