E Diel, 1 Nëntor 2026

Njerëzit më me ndikim në botë, një shqiptar i 11-ti

Revista e njohur Time ka publikuar listën e përvitshme të 100 njerëzve me më shumë ndikim në botë. Rene Rexhepi, kuzhinieri më i mirë në botë, shqiptarë me origjinë nga Tetova, është renditur i 11 në listë. Rexhepi, me baba shqiptar dhe nënë daneze u bë i famshëm fale recetave të të tij të gatimit në restorantin Noma në Danimarkë.

Ndërkaq, në krye të listës për këtë vit është Jeremy Lin,  basketbollisti i njohur i  New York Knicks në NBA. Lin vlerësohet si njeriu i cili ka frymëzuar shumë të rinj duke fituar gjithçka sipas mënyrë së vjetër, me shumë punë dhe djersë.

Lista vijon me vendin e dytë, ku është renditur Christian Marclay,ndërsa në vendin e tretë është aktorja Viola Davis.  Rihanna qëndron brenda 10-es, ndërsa Obama e Angela Merkel janë në listë por jashtë 10 personave me më ndikim në botë.

Lista:

1. Jeremy Lin

2. Christian Marclay

3. Viola Davis

4. Salman Khan

5. Tim Tebow

6. E.L. James

7. Louis CK

8. Rihanna

9. Marco Rubio

10. Ali Ferzat

11. René Redzepi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›