Pasagjeri zhvishet nudo për protestë
Një burrë lakuriq u arrestua në aeroportin e Oregonit, SHBA, pasi në protestë për masat e ashpra të sigurisë u zhvesh nudo ndërsa kalonte kontrollin. Ngjarja ndodhi vetëm një javë pasi një grua u zhvesh tërësisht përpara skanerit në aeroport. Xhon Brenan i tha policisë se ai ndihej i ngacmuar nga mënyra se si po e kontrollonin. Pasagjerët e çuditur në Aeroportin Ndërkombëtar të Portlandit kishin mbuluar sytë e fëmijëve, ndërsa të tjerë kishin nxjerrë aparatet duke e fotografuar 50-vjeçarin. Sipas Policisë, ai ishte zhveshur plotësisht. Stafi i kishte kërkuar për disa herë që ai të vishej, por pa rezultat. Policët më pas kishin mbërritur dhe e kishin arrestuar me akuzën e ekspozimit të pahijshëm në publik dhe sjellje të parregullt. Ai u tha autoriteteve të rendit se ishte një udhëtar i rregullt dhe se ishte nervozuar nga mënyra e çuditshme se si po e kontrollonin.