E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi me standarde të dyfishta për gazetarë

Kuvendi i Kosovës aplikon standarde të dyfishta kur është fjala për gazetarët që i përcjellin seancat e Parlamentit.

Derisa gazetarët shqiptarë nuk lejohen të qëndrojnë në pjesën e prapme të Kuvendit asnjë minutë përpos fotografëve dhe kameramanëve, e kundërta ndodh me gazetarët serbë.

Zyrtari i Kuvendit, Xhalal Iljaz (shih foton, i cili po qëndron në këmbë) vazhdimisht kontrollon dhe largon gazetarët shqiptarë, derisa gazetarët serb lejohen pa kurrfarë problemi të përcjellin seancat nga kjo pjesë e Kuvendit.

Në këtë foto shihen dy gazetarët serbë, të papenguar përcjellin seancën e Kuvendit e zhvilluar për situatën në Veri.

Ndryshe, Rregullorja e Punës së Kuvendit nuk e ndalon askund që gazetarët krahas kameramanëve dhe fotografëve të përcjellin seanca nga pjesa e prapme e sallës ku mbahen seancat e Kuvendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›