Nano: Ja pse vetëofrohem për postin Presidentit
UPDATE- Ish lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano tha sot se vetëofrohet për postin e kreut të shtetit, si një politikan dhe si një qytetarë i këtij vendi.
I ftuar në emisionin Top Story të Sokol Ballës, Nano tha se; Unë kam bërë një ofertë, pra kam ofruar eksperiencën, dijen, aftësitë e mia, për të shërbyer. Për të shërbyer, që të ndryshoja politika, që marrëdhëniet mes politikës dhe institucioneve të jenë më progresive, për të kryer detyrat ndaj qytetarëve.Pra jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët. Të sjell një vlerë të shtuar në konkurimin e sivjetshëm për rizgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit.
Ish kryeministri Fatos Nano u shpreh se në të ardhmen do të takohet me të gjithë drejtuesit e partive parlamentare, për të dëgjuar ofertën e tyre, perfshirë kreun aktual te PS-se, Edi Rama dhe kryeministrin, Sali Berisha.
Lideri historik i PS-së, tha se është në dobinë e të gjithëve, që procesi të jetë gjithëpërfshirës, i hapur dhe transparent. Sa më konsensual të jetë kryetari i ri i shtetit, shtoi Nano, sa më e gjerë të jetë mbështetja nga Kuvendi, aq më e gjërë do të jetë mbështetja për proceset integruese të Shqipërisë.
Presidentët e deri sotëm nuk e kanë pasur në CV-në e tyre te pasur karrierën ekzekutive si pjesë organike. Është e dobishme që kryetari i shtetit të ketë përvojën qeverisëse. Do të ishte e dobishme që PS të mbështesë kandidaturën e liderit të saj historik. Të mbështeste një kandidaturë, që ka arritur të tregojë, me heshtje në më shumë se 20 vjet se ka ditur gjithmonë të kultivojë, të nxisë dhe ushqejë një klimë, mbipartizane, jo thjesht dhe vetëm militante.-tha Nano.