Shaqiri nuk largohet në janar

Objektivi i shumë klubeve të mëdha evropiane, mesfushori i talentuar kosovar Xherdan Shaqiri nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, Basel mund të konsiderojë ofertat për të në verën e vitit të ardhshëm. Sipas medieve zvicerane 20 vjeçari vlerësohet në mbi 10 milionë euro mirëpo Basel duket se do t’i rezistojë të gjitha ofertave deri në fund të sezonit.
Basel është aktualisht lider në Superligën e Zvicrës dhe ka ende gjasa për kualifikim nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve dhe nuk dëshiron të humb njërin prej futbollistëve kryesor.