E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat ne Vlore plagoset 25-vjecari

Nje person ka mbetur i plagosur rende mbremjen e djeshme ne qender te qytetit te Vlores pasi u qellua me arme zjarri ne nje atentat qe u krye nga persona te maskuar. Ngjarja ka ndodhur prane vendit te quajtur Atelia ne qender te qytetit jugor. Viktime e ngjarjes ka mbetur Kujtim Osmani 25 vjec lindur e banues ne Vlore. Kane qene te pakten dy persona te armatosur dhe te mbuluar me kaska qe e kane sulmuar te riun vlonjat ndersa gjendej ne ecje e siper me automjetin e tij tip Renault me targa te Fierit duke shtene me pese plumba te nje pistolete me silenciator. Menjehere me pas autoret jane zhdukur ne drejtim te paditur dyshohet me nje motor kurse ne ikje e siper kane hedhur dhe armen me te cilen u krye atentati.I plagosuri u dergua ne gjendje kritike per jeten ne spital ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve ndersa policia thote se eshte plagosur edhe nje kalimtare i rastit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›