E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njeriu që ka ndërgjegje në raste të këtilla, HESHT

 

Të mbrohesh në vitin 2008 me tezat "e bën komunistët artikullin në "Nju Jork Tajms" është qesharake. Berisha duket që është çoroditur tërësisht, pro unë habitem me njerëzit që ka afër. Nuk ka një këshilltar të aftë që të kufizojë, së paku, këto lloj mbrojtjesh që na bëjnë qesharakë si komb në gjithë botën? Që t'i vëmë pikë muhabetit, Berisha në dashtë le të rrijë, në dashtë le të japë dorëheqje, por ajo që mbetet e vërtetë, është që në këtë punë është brenda kokë e këmbë. Është e pamundur ta mbrosh. Unë jam vetë një shqiptar i prirur të mos i shoh më ato fytyrat e konsumuara të "të majtëve" që vodhën e mashtruan 8 vite me radhë, (mos u kthefshin më kurrë në zyrat e shtetit o Zot) por për Gërdecin nuk mund të mbroj Berishën. Njeriu që ka ndërgjegje në raste të këtilla, HESHT Ka fëmijë të vrarë dhe qindra drama jetësore atje. Të mbështesësh ata që kishin detyrë ta parandalonin këtë lebeti, është e kotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›