E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu që nuk e ka staturën e veprave të mëdha duhet të gjejë skutën që i përshtatet

29-08-2011 / Nga Kostaq Xoxa

A do ta bënte dot Rama Unazën e Madhe?

Përgjigjja është njëfjalëshe: Kurrë. Për ta bërë raforcative, po shtojmë edhe dyfjalëshin: Kurrën e kurrës! Aq sa u bë edhe ajo reklamuesja e bujshme, me emërtimin propagandistik: Autostrada Majko!
Në një artikull me titullin “Kundërthëniet që dalin nga leximi mbrapsht i raportit të OSBE-ODIHR-it”, na intereson e dhëna se taksa Majko, e ka vlerën prej 150 milion dollarësh. Kjo, si paradhënie për gjasme nikoqirët e kursimeve të taksapaguesve! Për asocacion idesh, na kujtohet Piramida, e bërë me adhurim të madh dhe e katandisur si një  gërdallë. Na kujtohen edhe of-bof-et për heqjen e yllit të kuq mbi shqiponjën tonë dykrenare në flamurin shqiptar, në parlament; na kujtohet edhe marrëzia e nostalgjikëve që duhej ta ruanim atë yll të kuq, me “arsyetime” teveqelësh që na hiqeshin si të mençur, me yjet e ndritshme të skenës së festivalit të San Remos, që projektoheshin me të gjitha ngjyrat e ylberit! Futja katundit! Gazetës Zëri i Popullit ia hoqën vetëm draprin e çekanin, por mundën t’ia ruanin, sidoqoftë, atë skriptën në testatë, si punë okieloje, trashëgim nga manifesti komunist i Marksit dhe i Engelsit: “Proletarë të të gjithë botës, bashkohuni!”.
Ishte taze, në atë kohë, dukuria e të ikurve, si qeni që zgjidhet nga zinxhiri, të mijëra e mijëra punëtorëve, që gjetën punë te punëtorët e kapitalizmit, në ofiçinat e tyre private, si mekanikë, axhustatorë, motoristë, bateristë e ku të di unë! Ajo thënia e Manifestit për punëtorët tanë do të ishte një propagandë-bumerang për proletarët “e shkretë” të Italisë, të Francës dhe të Gjermanisë (pa përmendur vende të tjera), që i paguanin tanët sa tri rroga që merrnin në vendin e bollëkut, Shqipërinë socialiste! Prandaj mashtrimin flagrant të kësaj gazete me inicialet ZP, E. Rama e ka pas përqeshur me vetë fillestaret ZP: (Zuska Plakë – Shih librin autodafé, me titullin “Refleksionet”). Dhe, për një paradoks të zakonshëm, ndër inkoherencat e tij të panumërta, kjo zuskë ia bëka, tani, të gjithë propagandën e saj gënjeshtare të veprimeve të tij mashtruese! Na kujtohen edhe lotët rrëkajë për piramidën, që po u krahasoka me Piramidat e Egjiptit (!), 3000-vjeçare, me vlera arkitektonike të jashtëzakonshme.
Këtu duhet të shtojmë disa rreshta për të nxjerrë në pah se në ç’absurditete krahasimesh biem (si në ato të San Remos për të ruajtur yllin e kuq mbi flamur!), duke marrë si shembull krahasimi vetëm piramidën e Keopsit. Baza katrore e kësaj piramide është sa 8 fusha futbolli. Kjo bazë katrore, në ekspertizat e sotme, nuk ka deviacion as në milimetër. Mjaft shkencëtarëve kjo u duket e pabesueshme. Përbëhet nga 2.200.000 blloqe guri, secili me peshë 80 tonelatash. Dhomat janë me faqe graniti, që është më i fortë se guri. Graniti sillej nga Asuani, 800 km në jugë. As sot nuk dihet si janë ngritur ata gurë. Vizitorët e këtyre piramidave nuk numërohen dot. Matematicienët  gjejnë llogaritje të paimagjinueshme edhe sot e kësaj dite. Të ardhurat nga vizitorët e panumërt janë kolosale.
Tani, le të na thonë këta sofistikuesit tanë: Sa njerëz e vizitojnë këtë rrangallën tonë, sa për krahasim? Mbase ndonjë nostalgjik (apo nostalgjike) si ajo gruaja që e quan “rrugë të pandryshuar” atë të Edvinit, udha e të cilit mban rekordin e zig-zageve, aq sa rrugëtari i dredhave (E.R.) është quajtur Haxhi pishmani? Ajo e verbuara mund ta quajë të admiruarin e saj, Edvinin, edhe burrin më xhentil të seksit femëror, se kaq ia thotë! (Edhe Rasputini ka pasur ithtaret e tij!). Duhej bërë destalinizimi edhe te ne, në vitin 1956, që të mos kishim aberracione të tilla! Dhe mos të na dhimbseshin emblemat e diktaturës, duke bërë llogari shpenzimesh, por duke mos zënë në gojë 150 milionë $-ët e rrugës “që do të bëhej!”, por që taksat iu zhvatën në avancë...Duke mos llogaritur edhe bredhjet me autokolonat propagandistike në të gjithë Shqipërinë, për t’u mësuar bujqve sesi mbillej e korrej!
***
Edi Rama nuk ka qenë kurrë njeriu i veprave të mëdha. Ka pasur rastin të tregojë aftësinë e tij organizative, kur ishte në krye të dikasterit të kulturës dhe të arteve. Nga ajo kohë shterpe, ka mbetur një shkrim i një drejtori që u largua apo e larguan. Këtij personi i kishte bërë përshtypje se, që në ditën e parë të ushtrimit të ofiqit të kryetarit, ky kishte vënë nëpër muret e korridoreve “ndalohet cigari”. Dhe, ajo më e habitshmja, që drejtorët duhej të zbrisnin poshtë, në korridor, para derës së hyrjes, për takime me publikun! Ky njeriu i kapardisjeve dhe mburrjeve boshe, përse nuk na bën një rezymé të veprimtarive artistike të kohës që drejtonte dikasterin? Është turp që merrte rrogë si kryetar partie dhe rrogë si kryetar bashkie, kur këtë të fundit e shihte me dylbi apo, siç e përmendin me qesëndi, e ndiqte  “me korrespondencë” (me përjashtim për të vënë firmat fitimprurëse si mister 20 %- shi! E kishte të pamundur të rregullonte për vite një punim të sahatit të vetëm të kullës së Tiranës. Nuk mundej dot as të meremetonte sheshin kryesor përpara ministrive, ku luhatjet e makinave i nxirrnin jashtë përdorimit amortizatorët! Do të duhej në kodin zgjedhor edhe ky nen: “Ndalohet tre muaj para zgjedhjeve çdo rregullim rrugor!”. Duhej që Tirana të paraqitej, për reklamë propagandistike, si kantier ndërtimi rrugësh. Përfundimi? Bllokim i rrugëve të Tiranës! Kryetarit i duhej të gjendej Kola në punë. Ndërsa, meazallah po të ndodhej ndonjë urgjencë për në spital, autoambulanca mbërrinte kur i aksidentuari kishte ndërruar jetë!
Jo më kot ish-kryetari i bashkisë, në fushatën  2011 i shmangej ballafaqimit të drejtpërdrejtë me rivalin e tij. Gjithmonë ka pasur frikë se mos ndodhej në inferioritet në ballafaqime të tilla. Sepse di vetëm të shajë, të poshtërojë, të bëjë ironira vulgare, por jo të arsyetojë. Me fjalë të tjera, konkretisht me Lulzim Bashën, dinte të tregonte çdo të bënte (3 tranvaje, nga zilia se kandidati i ri premtoi një tranvaj... e sfida të tilla!). Por nuk mund të fliste ç’kishte bërë, veçanërisht kohët e fundit, ato që quheshin të punës me korrespondencë!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›