E Diel, 1 Nëntor 2026

Njesia 10 perfiton 8 projekte nga Buxheti i Bashkise

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar rëndësi të veçantë investimeve rrugore në buxhetin e vitit 2012.
Vetëm Njësia bashkiake nr 10 përfiton 8 projekte të rëndësishme që mbështeten nga ky buxhet.
Kryesisht janë rrugë në të cilat ose nuk është investuar asnjëherë ose investimet kanë mbuluar vetëm disa pjesë të këtyre rrugëve.
Më konkretisht,
Në Njësinë Bashkiake numër 10 e cila është nje njësi me vlera historike dhe ndër më të vjetrat e Tiranës, për vitin 2012 janë parashikuar investime në rrugët “Bogdani”, “Islam Alla”, “Mujo Ulqinaku”, “Him Kolli” , “Gjon Muzaka”, Mine Peza, “Mihal Duri” dhe “Hajdar Hili”.
Në projekt - buxhet parashikohet rikonstruksioni i pjesshëm, shtesa anësore dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën “Avni Rustemi” dhe rikonstruksioni i plotë dhe shtesa e ambienteve në shkollën e mesme “Qemal Stafa.
Me filozofinë se qyteti fillon nga pragu i derës së çdo qytetari, në buxhetin e vitit 2012 i gjithë qyteti është trajtuar si një i tërë dhe jo pjesë pjesë.
Në total janë parashikuar 100 ha rikualifikime urbane për të gjithë kryeqytetin pasi u verifikua në terren situata aktuale.
Këto janë vetëm disa nga investimet për zonat me probleme të akumuluara në vite në Njesine bashkiake nr.10 në kryeqytet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›