E Diel, 1 Nëntor 2026

Superfuqia frenohet, ekonomia kineze për 2012 jo si pritej

Kina do të mbetet edhe për këtë vit që sapo ka filluar, njëri nga motorët kryesorë të ekonomisë botërore. Por kohët e rritjes ekonomike pa kufi, kanë marrë fund edhe për gjigandin e ekonomisë botërore.

Vjeshta që shkoi ishte e mbushur me lajme jo të mira për ekonominë e Kinës.

Për herë të parë, prej tre vitesh ra prodhimi industrial, eksportet u frenuan. Ndërsa inflacioni mbeti i lartë, në shifrën 4,2%, megjithëse shënoi një rënie të lehtë.
 

Edhe ky vit nuk pritet të jetë i lehtë për gjigandin ekonomik. Para së gjithash, kriza e borxheve në Evropë, partnerit më të rëndësishëm tregtar të Kinës, ka sjellë shqetësime të mëdha në Pekin.

Banka Botërore llogarit një rritje ekonomike prej 8,4% për Kinën në vitin 2012. Kjo është rritja më e dobët ekonomike që prej dhjetë vitesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›