Njësia Bashkiake nr 6,kërkon kalimin e kompetencave nga Bashkia e Tiranës
Njësia bashkiake nr 6 kërkon kalimin e kompetencave nga Bashkia e Tiranës. Kryetarja e minibashkisë nr 6, Luzhiana Abazi , në një takim me banorët , deklaroi se kjo njësi nuk do e miratojë projekt buxhetin e 2009-të miratuar nga Bashkia, sepse ky projekt nuk përmbush kërkesat e komunitetit. Duke bërë krahasimin e projekt buxhetit të vitit 2008-të dhe asaj të 2009-ës, Luzhiana Abazi sqaron se të gjitha projektet janë të përsëritura. Pra sipas saj Bashkia këtë vit nuk do realizojë asnjë projekt në këtë zonë sepse ato që i ka paraqitur në projejt buxhet janë te përfunduara nga vet minibashkia.Luzhiana Abazi gjithashtu thekson se është kundër faktit se kryebashkiaku Rama realizon takime me banorët, pa njoftuar kryetaren e njësisë përkatëse. Edhe banorët e Kombinatit ankohen se Bashkia e Tiranës , nuk ka përmbushur kërkesat e tyre, pavarësisht se ata paguajnë ccdo taksë të detyruar.