Bashkia, familjet që përfitojnë bonus strehimi
Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak pritet të miratohet bonusi i strehimit për 22 familje, nga 34 që kanë aplikuar për të përfituar atë. Ditën e premte është caktuar mbledhja e radhës dhe në rendin e ditës është përcaktuar edhe pika që merr përsipër trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve të pastreha, të cilave u janë prishur shtëpitë për shkak të zbatimit të planeve rregulluese, realizimit të projekteve për ndërtimin e objekteve me funksion publik dhe vendimeve gjyqësore.
Përfitojnë
Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social, Sektori i Strehimit, ka evidentuar familjet të cilat janë prekur nga zbatimi i projekteve të infrastrukturës, realizimi i projekteve për ndërtimin e objekteve me funksion publik dhe do të shpërblehen sipas listës së miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Për të përfituar këtë bonus kanë aplikuar gjithsej 34 familje prej të cilave Bashkia e Tiranës ka reduktuar deri në 22 numrin e tyre, pasi ka evidentuar disa mangësi në dokumentacion. Dhe përfundimisht do të përfitojnë këtë bonus strehimi 22 familje, pasi dokumentacioni i tyre ka rezultuar i plotë.
Nga 34 familje, 6 prej tyre janë përjashtuar si shkak i mungesave në dokumentacion, ndërsa 5 familje kishin tokë në pronësi. Një familje nuk ka aplikuar fare. Në këtë mënyrë, janë skualifikuar automatikisht nga përftimi i bonusit të strehimit 12 familje në tërësi.
Zona
Familjet e prekura banojnë në zonën e Sharrës, ku Bashkia e Tiranës do të ndërtojë projektin për trajtimin e mbetjeve urbane. Në këtë zonë janë shembur disa shtëpi, prej të cilave ka prekur gati 34 familje, por disa prej tyre nuk përfitojnë bonusin e strehimit. Duke qenë se projekti i bashkisë ka cenuar banesën e këtyre qytetarëve, atëherë është vendosur që të këtë dëmshpërblim për një pjesë prej tyre bazuar edhe në dokumentacionin e paraqitur.
Festat e fundvitit, AMC pranë shtresave në nevojë
AMC, ashtu si edhe një vit më parë, do të jetë pranë fëmijëve të braktisur dhe të moshuarve të vetmuar gjatë festave të fundvitit, duke u krijuar atyre një mjedis sa më të ngrohtë e familjar në qendrat ku jetojnë. AMC do të ofrojë darkën e Vitit të Ri për fëmijët dhe të moshuarit e 14 qendrave në të gjithë vendin. Për t'u qëndruar sa më pranë fëmijëve dhe të moshuarve gjatë natës së ndërrimit të viteve, AMC do të angazhojë stafin e saj në të gjitha qytetet ku ndodhen këto institucione. Punonjësit e AMC-së do të festojnë së bashku me fëmijët dhe të moshuarit e vetmuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kavajë, Vlorë, Fier, Sarandë, Korçë dhe Gjirokastër. AMC ka përgatitur dhurata për fëmijët e 5 shtëpive të foshnjës, 3 shtëpive të fëmijës dhe 8 qendrave për të moshuarit në të gjithë vendin, sipas nevojave të gjithsecilit. Mbi 400 fëmijë dhe 400 të moshuar do t'i gëzohen atmosferës festive që do të krijojë AMC-ja. AMC, përveç dhuratave për të gjithë, do të ndihmojë edhe vetë institucionet që kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës në to. AMC, pasi kontaktoi me drejtuesit e këtyre institucioneve në të gjithë vendin, evidentoi edhe nevojat e secilës qendër.