Shoqata, fillimi i 2009-s me protesta masive po u zvarrit më tej çështja
16/12/2008 Miratimi i draftit të pensioneve për ushtarakët
Konsiderohet e patolerueshme zvarritja që Qeveria po i bën miratimit të draftit për llogaritjen e pensioneve të ushtarakëve të liruar në rezervë. Kreu i shoqatës së ushtarakëve, Medi Pogaçe, pohon për gazetën se tashmë është marrë dhe një vendim përfundimtar, nëse nuk do të kalojë për miratim ky draft në Qeveri deri në mbyllje të këtij viti. Çka do të thotë se në fillim të muajit janar të 2009-s, përfaqësitë e shoqatave në të gjithë vendin do të rifillojnë protestat në të gjitha rrethet. Teksa do të kërkohet dhe ndihma e strukturave ndërkombëtare. “Sipas vendimit të marrë nga asambleja që zhvilluam para pak kohesh me përfaqësitë e shoqatave të rretheve, është vendosur që nëse drafti nuk miratohet deri në fillimin e janarit të vitit që vjen, atëherë ne do të shpërthejmë në protesta. Kjo pasi zvarritja që po i bëhet draftit të ushtarakëve është e pafalshme dhe në kundërshtim me kërkesat e pohuara edhe nga strukturat ndërkombëtare. Konkretisht pohohet se është dërguar drafti me ndryshimet përkatëse, por fatkeqësisht edhe pse jemi aktorët kryesorë asnjëherë nuk jemi thirrur për të dhënë mendim. Ndërkohë që nuk kemi zhvilluar fare takime si palë interesi për të vendosur ndryshimet që duhet të përmbajë ligji përkatës”, pohon Pogaçe. Përkundrejt këtij fakti, burime pranë mbrojtjes bëjnë të ditur se kalimi i miratimit të neneve mbi bazën e të cilave do të përcaktohen pensionet e kësaj qeverie është lënë për në mbledhjen e fundit të këtij viti, ose të parën e vitit pasardhës. Pavarësisht se nuk është zyrtarizuar ende një vendim i tillë, kreu i shoqatës së ushtarakëve pohon se fatkeqësisht kjo është një tjetër lojë që drejtuesit e Qeverisë po bëjnë në kurriz të kësaj shtrese. Sipas përcaktimeve të reja të bëra në nenin e llogaritjes, pohohet se skema do të bazohet në kohën e lënies së detyrës si dhe derdhjen e kontributeve shtesë. Kështu neni i ri i hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të asaj të Financave përcakton që masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësohen kushtet e caktuara, është 50 për qind e pagës referuese. Ndërkohë që për kategoritë, të cilat kanë derdhur kontribute shtesë, do të përfitojnë rritje në një masë të caktuar për çdo vit më shumë që kanë ofruar në këtë shërbim. Kështu është përcaktuar që masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese mesatare për çdo vit më shumë shërbim. Megjithatë, kjo masë rritjeje nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, shtuar me 2 përqind të pensionit maksimal për çdo vit që ushtaraku ka paguar kontribute shtesë, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit maksimal.
Llogaritja
Neni i ri i hartuar nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Financave përcakton që masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësohen kushtet e caktuara, është 50 për qind e pagës referuese. Ndërkohë që për kategoritë, të cilat kanë derdhur kontribute shtesë, do të përfitojnë rritje në një masë të caktuar për çdo vit më shumë që kanë ofruar në këtë shërbim. Kështu është përcaktuar që masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese mesatare për çdo vit më shumë shërbim. Megjithatë, kjo masë rritjeje nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, shtuar me 2 për qind të pensionit maksimal për çdo vit që ushtaraku ka paguar kontribute shtesë, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit maksimal.