E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ti menaxhosh këtij tmerri zoti kryeministër?

Share

Kryeministri Berisha, duke folur në konferencën rajonale të politikave shëndetësore të organizuar nga OBSH-ja, ka thënë se problemi kryesor i Shqipërisë në shëndetësi ka qenë menaxhimi. Sipas Berishës, nevojat nuk përballohen gjithmonë duke shtuar buxhetin, por duke përmirësuar menaxhimin.

Erdhëm nga një sistem dizastër në këtë plan, pa menaxhim nuk ka sukses. Janë bërë disa hapa përpara të rëndësishëm, dekani i ri më dërgon një projekt për të hapur degë apo fakultet për menaxhimin shëndetësor, e mbështes plotësisht. Nuk përballohen nevojat duke rritur gjithnjë buxhetin, ato përballohen duke shfrytëzuar në mënyrën më racionale fondet e disponueshme, kërkohet plejadë e re menaxherësh, tha Berisha.

Por, duke parë këtë foto horror të pak ditëve më parë në spitalin Nënë Tereza, nuk ka vend për menaxhim të mirë, por për investime në ambientet spitalore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›