E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, akuzohet për krime lufte, Gjykata shpall fajtor Koliç

Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur fajtor Zoran Koliç, për kryerjen e krimeve të luftës kundër të burgosurve në burgun e Lipjanit, në maj të vitit 1999, dhe e ka dënuar atë me 14 vjet burg.

"Trupi gjykues e shpalli Koliç fajtor në dy akuza për krime të luftës kundër popullatës civile dhe një akuzë për posedim të paligjshëm të armëve", thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Sipas tij, palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi ta kenë marrë atë me shkrim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›