Njësitë bujqësore, qarku Lezhë nis punën për censusin

Censusi per regjistrimin e fermave do të nisë më 1 shtator dhe autoritetet vendore ne nivel qarku po bëjnë të gjitha përatitjet e nisjes së këtij procesi. Eksperienca për këta databazë merret nga ajo e regjistrimit të popullësisë, por regjistrimi i tokave bujqësore pitet tu vijë në ndihëm fermerëve duke parë gjendjen reale, e për të qënë në pritje të investimeve.
Kreu i qarkut te Lezhes, Pashk Gjoni, i cili kryeson grupin e punes per censusin, ka deklaruar se ky proces do te jete nje mbeshtetje e madhe ne hartimin e politikave rajonale ne lidhje me bujqesine.
Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, ka kerkuar angazhim maksimal te drejtuesve vendore ne Lezhe, pasi sipas tij e ky proces eshte i shtrire kudo, dhe standardi qe do te afrohet eshte i ngjashem me ate te aplikuara ne vendet e Bashkimit Europian.
Rajoni i Lezhes eshte i njohur per prodhimet bujqesore, ndaj edhe rendesia e ketij censusi eshte e madhe, pasi do te krijohet nje databaze me i qarte per kete sektor dhe menyren e mbeshtetjes se tij.