E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi vendas nuk rrit çmimet e fruta perimeve

Prodhimi i shumtë vendas nuk ka lejuar që cmimet e fruta-perimeve të njohin rritje, pavarësisht se jemi në periudhe feste, pasi dihet tendenca e tregarëve për të luajtur me cmimet në kohë festash.
 

Tregtarët dhe një kategori qytetarësh shprehen se cmimet prej një kohë të gjatë ndodhen në tilla nivele dhe në një mënyrë janë të pranueshme për xhepat e tyre.
 

Por ka dhe një kategori tjetër qytetarësh, kryesisht pensionistët të cilët shprehen se përsëri nuk mund t`i përballojnë cmimet.
Megjithatë pavarësisht cmimeve të ulëta, sipas tregtarëve prodhimi vendas është drejt fundit, pasi me fillimin e vjeshtës do të fillojë edhe importi i këtyre produkteve.
 

Kjo periudhë do njohë edhe rritjen e cmimit të fruta-perimeve, duke qënë se cdo tregtar i vogël do të jetë i varur nga prodhimi i huaj dhe tregtarët e mëdhenj, të cilët sjellin produktet nga jashtë vendit dhe shpesh herë abuzojnë me cmimet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›