Njihuni me njeriun më të shëndoshë në botë: 368 kilogramë
Share
Një britanik që ha për mëngjes tetë hotdog-ë duket se ka fituar titullin Njeriu më i shëndoshë në botë.
42 vjeçari Keith Martin peshon 368 kilogramë dhe nuk lëviz dot nga krevati.
Nevojat e tij janë tepër të kushtueshme pasi duhen rreth 18 persona që të kujdesen për të. Të gjitha këto janë para të taksapaguesve pasi për të kujdeset shërbimi shëndetësor.
Britaniku Martin e ka marrë titullin nga një meksikan që peshonte 570 kilogram, por tani është dobësuar dhe mendohet se peshon 200 kilogram.
Mjekët thonë se britaniku duhet të dobësohet gati në gjysmën e peshës që ka, për tiu nënshtruar një operacioni në stomak.

