E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim i Departamentit të Informacionit

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për vizitë në Bruksel ku mori pjesë në Samitin e nivelit të lartë të politikës europiane mbi Ballkanin, i organizuar nga “Miqtë e Europës”, do të zhvillonte sot pasdite dhe nje takim te veçante me Komisionerin për Zgjerim te BE-së Olli Rehn, i cili do të ndiqej dhe nga një Konference për Shtyp. Komisioneri Olli Rehn mori pjesë vetëm në seancën e hapjes së Samitit dhe më pas u largua.  Në orën 15:19 zyra e protokollit njofton misionin e Republikës së Shqipërisë në BE  se për arsye shëndetësore Komisionerit Olli Rehn i duhet anulojë të gjithë programin  e tij për ditën e sotme ku përfshihej dhe takimi me Kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›