Presidenti Topi uron Presidentin e Sllovenisë, Danilo Turk, për Festën Kombëtare.
25 qershor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Danilo Turk, me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:
“Festa Kombëtare e Republikës së Sllovenisë, më jep kënaqësinë e veçantë t’Ju përcjell Juve dhe popullit mik slloven përshëndetjet dhe urimet më të mira!
Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet për t’u integruar në strukturat euroatlantike, si dhe rolin e saj gjatë Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, Ju konfirmoj, me këtë rast, Zoti President, angazhimin e vendit tim për t’i zhvilluar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve tona.”